26 dhjetor, 2019 – Talenti i Hamburger SV, Valon Zumberi, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi. Zumberi ka qenë pjesë e Kosovës në ekipet kombëtare U15 e U17, derisa tani si 17-vjeçar luan për Kombëtaren U19, derisa zhvillimi i tij si futbollist po shkon ë mënyrën më të mirë dhe sigurisht se në të ardhmen do të jetë edhe potencial për Kombëtaren U21 dhe Kombëtaren A.