Processed with MOLDIV
Prishtinë, 15 nëntor 2016
E nderuara familje e Sali Vulës!
Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e Sali Vulës, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së njeriut që i dha shumë futbollit të Kosovës, Juve familjes dhe KF ”Vllaznimi”.
Kontributi i Salih Vulës, ishte i madh dhe i çmueshëm, ndaj të gjithë ne do ta kujtojmë përherë figurën dhe veprën e tij.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së