E nderuara familje e Përparim Cërmjanit!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Përparim Cërmjanit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.
Si futbollist e pastaj edhe si gjyqtar kontributi i Përparimit ishte jashtë zakonisht i madh në futbollin e Kosovës, sidomos pas pavarësimit duke kaluar nëpër shumë sfida. Ishte i drejt i guximshëm dhe i papërkulur, ndaj gjithmonë do të kujtohet si i tillë.
Në këto momente të vështira jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt
Fadil Vokrri, president i FFK-së