Telegram ngushëllimi i Presidentit të FFK-së, z. Fadil Vokrri për familjen  e Emin Simnicës
Prishtinë, 24 maj  2017
E nderuara familje e Emin Simnicës!
Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen e Emin Simnicës, ndaj ju lutem që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella familjes, klubeve ku ai punoi, Llapi, 2 Korriku, Hysi dhe së fundmi Ramiz Sadiku.
Kontributi i Eminit ishte jashtëzakonisht  i madh dhe shumë dimensional në futbollin e Kosovës, sidomos pas pavarësimit, duke kaluar nëpër shumë sfida dhe duke mbajtur gjallë frymën për një futboll të pavarur.
Shumë breza do ta kujtojnë veprën dhe virtytet e tij, prej edukatori të futbollit dhe një njeriu të qetë, të dashur dhe këmbëngulës në synimet e popullit shqiptarë.
Në këto momente të vështira jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt
Fadil Vokri, president i FFK-së