Prishtinë, 26 shtator  2019

E nderuara familje e Hamo Mexhedoviq!

Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të njohur Hamo Mexhedoviq, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.

Kontributi i Hamos, ishte i madh dhe i çmueshëm. Ishte një njeri i mrekullueshëm dhe i dashur,  një sportist e trajner i zellshëm,  ndaj të gjithë do ta kujtojmë përherë figurën dhe veprën e tij, derisa për brezat që vijnë do të shërbejë si shembull.

Ai vlerësohej me të drejtë si njëri ndër pesë lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave të regjionit të Pejës. Hamo gjatë karrierës luajti dhe la gjurmë në fanellat e ish-Buduçnostit, Bashkimit të Pejës dhe BSK të Beogradit, si dhe ishte pjesë e seleksionit të asaj kohe. Ndërkaq, si trajner arriti ta inkuadrojë Besën në Ligën e Parë.

Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së