Prishtinë, 01.03.2020

E nderuar Familje Duraku!

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Ilijas Duraku, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ilijasi ishte futbollist i shquar në fundvitet e 70-ta dhe vitet e 80-ta, ku luajti me përkushtim e dashuri të madhe në fanellën e klubeve prizrenase, Progres-Exporti dhe Liria, derisa kontributin e tij si lojtar e më pas edhe si trajner e dha edhe në KF “Koritniku”.

Ilijasi nga miqtë e dashamirët e futbollit është njohur si njeri i urtë, bujar e me respekt për të gjitha gjeneratat, andaj si i tillë do të kujtohet përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së