E nderuar Familje Spaqi!

Të nderuar drejtues të KF “Liria” dhe tifozë të futbollit në Prizren,

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe të njërit prej doajenëve të futbollit prizrenas dhe atij të Kosovës, Marijan Spaqi, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Marijan Spaqi ishte pjesë e gjeneratës së parë të shkollës së futbollit të KF “Liria”, derisa në vitet e 70-ta kur ky klub filloi zhvillimin e hovshëm e dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm si futbollist. Ai ishte shembull i një profesionisti të vërtetë dhe i dashur për të gjithë dashamirët e futbollit në qytetin e lashtë.

Marijani ishte një njeri i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së