Prishtinë, 29.02.2020

E nderuar Familje Shehu!

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Rexhep Shehu, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Rexhep Shehu-Reksa ishte veprimtar i shquar i sportit. Ai në vitet e 70-ta ishte futbollist i spikatur në radhët e KF “Flamurtari”, derisa më pas kontributin e tij si futbollist e si trajner e dha edhe në Diasporë tek KF “Dardania” në Zvicër.

Reksa dha kontribut të jashtëzakonshëm në sport edhe si xhirues televiziv, fillimisht në TVP e më pas deri në ditët e sotme në RTK, ku u dallua për profesionalizëm, afërsi e dashamirësi me sportistët.

Ai ishte çdo ditë afër sportistëve, derisa çdo fundjavë  me kamerën e tij ishte në stadiumet e futbollit anembanë Kosovës, e jo vetëm.

Reksa ishte njeri entuziast, mik i shkëlqyeshëm me angazhim të jashtëzakonshëm në punë dhe me respekt të madh për komunitetin sportiv.

Rexhep Shehu ishte në çdo arenë ku ishin sportistët, prandaj ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shokët, kolegët dhe tërë komunitetin sportiv.

Qoftë i përhershëm kujtimi i jetës dhe veprës së tij!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së