Prishtinë, 25.11.2019

E nderuar Familje Kelmendi!
Të nderuar bashkëpunëtorë të Ardit,

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë të ngushtë, Ardian Kelmendi, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Ardi ishte njëri prej bashkëpunëtorëve tanë të ngushtë, derisa njohuritë e tij të mëdha në fushën e teknologjisë na ndihmuan në zhvillimin e shumë risive në federatë, sidomos në krijimin e platformës online të shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares.

Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë.

Në këto momente të vështira, të gjithë jemi pranë jush, për të Jua lehtësuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së