Prishtinë, 29 shtator 2019

E nderuara familje e Mustafë Lecajt!
Të nderuar gazetarë sportivë dhe anëtarë të SHGSK-së!

Me pikëllim e dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të gazetarisë sportive, Mustafë Lecaj, andaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.

Mustafë Lecaj dha kontribut të madh në gazetarinë sportive të Kosovës dhe ishte pjesë e gjeneratës së shquar të gazetarëve të përditshmes ‘Rilindja’, të cilët vendosën themelet e gazetarisë sportive.

Ai së bashku me shumë kolegë të tij dha kontribut të jashtëzakonshëm në pasqyrimin e sportit edhe në periudhën tejet të vështirë të okupimit serb, derisa me shkrimet e tij la gjurmë edhe në revistat e asaj kohe “Reflekse sportive” dhe “Top Sporti”.

Ai ishte i përkushtuar ndaj profesionit të gazetarisë, derisa ishte i dashur dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën.

Komuniteti i gazetarëve sportiv dhe sporti në përgjithësi humbi një penë të shquar, i  cili pa dyshim do të përkujtohet përherë.

Në këto momente të vështira ndajmë dhembjen me Ju për humbjen e më të dashurit tuaj.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së