Prishtinë, 08.11.2019

E nderuara familje e Faruk Hoxhës!

Të nderuar drejtues dhe futbollistë të KF “Vllaznia” Pozheran

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe punëtorit të madh sportiv, Faruk Hoxha, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Faruku ishte njëri prej futbollistëve të gjeneratës së parë të KF “Vllaznia” dhe dha kontributin e tij të çmuar si futbollist në vitet e 70-ta, e më pas edhe si punëtor sportiv, duke ia kushtuar tërë jetën futbollit. Ishte shembull i një njeriu të urtë e të sinqertë dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së