Prishtinë, 2 gusht, 2020

E nderuara Familje Raçi!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin që në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë ish-futbollisti ferizaj, Liman Raçi, ndaj ju lutem më lejoni, që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Liman Raçi e dha kontributin e tij të çmuar në futbollin ferizajas në vitet e 80-ta, kur sporti në këtë qytet ishte në kulmin zhvillimit dhe progresit.

Në komunitetin sportiv ai njihej si njeri i urtë dhe i afërt me të gjithë, andaj si i tillë edhe do të kujtohej përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së