Prishtinë, 15 gusht, 2020

E nderuara Familje Mehmeti!

Të nderuar, drejtues, anëtarë dhe tifozë të KF “Trepça’89”

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sherafedin Mehmetit në moshën 50-vjeçare, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Sherafedin Mehmetit në futbollin kosovar ishte i madh. Ai për shumë vite e kreu me profesionalizëm dhe pasion punën e fizioterapeutit në KF “Trepça’89”, duke i qëndruar çdo herë afër futbollistëve dhe duke i motivuar ata për lojën e futbollit. Dr. Sheki, siç njihej në komunitetin sportiv mitrovicas, ishte njeri me virtyte të larta, atdhetar e besimtar i devotshëm dhe gjithnjë me pozitivitet, andaj vdekja e tij e hershme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin sportiv.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së