Prishtinë, 17.12.2019

E nderuar Familje Këndusi!

Të nderuar drejtues të KF “Vëllaznimi” dhe tifozë të futbollit në Gjakovë,

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe të njërit prej tifozëve më të moshuar të KF ‘Vëllaznimi’ dhe futbollit kosovar në përgjithësi, Myrteza Këndusi – Xaja, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Xaja ishte shembull për të gjithë dashamirët e futbollit dhe sportit në Gjakovë e më gjerë. Ai ishte i pranishëm në çdo ndeshje futbolli, por edhe në ngjarjet tjera sportive në këtë qytet. Për Xajën, stadiumi ishte shtëpia e tij e dytë, derisa përkushtimi dhe dashuria ndaj futbollit bëri që ai të gëzonte kudo respekt të madh nga komuniteti sportiv.

Xaja ishte një njeri i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar në mesin e futbollistëve e tifozëve, ndaj si i tillë do të kujtohet përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së