7 mars, 2017 – Trepça ’89 ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 20-të në Vala Superligë, duke e mposhtur Prishtinën, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë e ka shënuar John Oto John, qysh në minutën e 4-t, pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës mitrovicase. Përveç golit vendasit patën edhe disa mundësi tjera shënimi, por nuk u treguan efikas para portës së Muçiqit. Pas kësaj fitoreje Trepça’89 është shkëputur madje nëntë pikë ndaj Prishtinës së vendit të dytë. Ndeshjet e tjera të javës së 20-të do të zhvillohen nesër.