4gjilani-trepca89Sot është zhvilluar ndeshja e fundit në kuadër të javës së 21-të në Raiffeisen Superligë. Trepça’89 ka shënuar fitore si mysafire kundër Gjilanit, me rezultat 1:0, duke i mbajtur gjallë shpresat në garë për kreun e renditjes. Të dyja skuadrat patën disa raste shënimi, por ishin mysafirët ata që arritën të gjejnë rrugën e golit. Ishte minuta e 22-të, kur Blerand Kurtishaj shënoi golin e epërsisë për Trepçën’89, që në fund doli të jetë i mjaftueshëm për arkëtimin e tri pikëve tejet të rëndësishme. Pas kësaj fitoreje Trepça’89 është ngjitur në pozitën e pestë, me 32 pikë, gjashtë më pak se dyshja kryesuese, Feronikeli e Hajvalia. Ndërkaq, Gjilani mbetet në pozitën e tretë, me 36 pikë.