trepca89201627 nëntor, 2016 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 16-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Trepça’89 ka shënuar fitore para tifozëve të vet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke e mposhtur Ferizajn, me rezultat 4:1. Kjo fitore ia ka mundësuar Trepçës’89 rikthimin në pozitën e parë në renditje, me 36 pikë, dy më shumë se Prishtina. Skuadra e Ferizajt rezistoi mjaft mirë në 45 minutat e para, por në pjesën e dytë Trepça’89 u tregua shumë efikase, duke shënuar katër gola nëpërmjet Fiton Hajdarit (62’), Oto John (68’, 73’) dhe Florent Hasanit (90’+), derisa golin e nderit për ferizajasit e shënoi Shkumbim Salihu (90’+). Ndërkohë, fitore shumë të rëndësishme si mysafire ka shënuar skuadra tjetër mitrovicase, Trepça, e cila e ka mposhtur Besën, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan pejanët me golin e shënuar nga Diar Miftaraj nga penalltia, në minutën e 78-të. Mirëpo, vetëm katër minuta më pas mysafirët barazuan me golin e Arben Mustafës, derisa golin e fitores për Trepçën e realizoi Veton Shabani, me golin e shënuar nga penalltia, në minutën e 87-të, pasi paraprakisht Genis Kastrati luajti me dorë brenda zonës. Ndërkaq, ndeshja në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ndërmjet Lirisë dhe Llapit ka përfunduar pa fitues dhe pa gola (0:0).
Vala Superliga – Java e 16-të (e parafundit)
E premte, 25.11.2016
Feronikeli – Drenica 1-0
E shtunë. 26.11.2106
Gjilani – Prishtina 1-0
Hajvalia – Drita 0-1
E diel, 27.11.2016
Besa – Trepça 1-2
Liria – Llapi 0-0
Trepça ’89 – Ferizaj 4-1
Liga e Dytë – Grupi (A) – Java e 15-të
Opoja -Iliria 1-1
Leshani -Australia 1-0
Ratkoci – Onix Banje 0-1
Gryka – Luftëtari 4-1
Përparimi – Rilindja e Kosovës 0-1
Besa – Lugu i Baranit 1-1
E martë, 29.11.2016
Dushkaja – Behari
Ujvara e Malishevës- Dukagjini
Liga e Dytë – Grupui (B) – Java e 15-të
E shtunë, 26.11.2016
Bashkimi (K) – 18 Korriku 3-0
Lepenci – Vjosa 4-0
Galaksia – Arbëria 0-4
Minatori – Besëlidhja 3-0
Dardana – Kaolini 6-2
Xërxa – Bashkimi (GJ) 3-0
Kika – Tefik Çanga 1-0
Kastrioti pushoi
Superliga Juniorët – Java e 15-të
E shtunë, 26.11.2016
Liria – Vëllaznimi 3-0
Vushtrria – KEK-u 1-2
Gjakova – Besa 1-1
Flamurtari – Prishtina 1-0
Trepça – Trepça ’89 0-2
E diel, 27.11.2016
Llapi – 2 Korriku 2-2
Feronikeli – Ramiz Sadiku 0-0
E martë, 29.11.2016
Hajvalia – Drenica