pr-trep89Trepça’89 ka realizuar fitoren e pestë në këtë edicion në Raiffeisen Superligë, duke mbetur skuadra e vetme që nuk di ende për humbje pas gjashtë javësh. Mitrovicasit, të dielën, në stadiumin “Riza Lushta” e kanë mposhtur Prishtinën, me rezultat 2:0. Skuadra e Arsim Thaçit i zhbllokoi shifrat në minutën e 16-të, kur shënoi Gentian Mazrekaj. Ndërkaq, fitoren e Trepçës’89 e vulosi Blerand Kurtishaj, me golin e shënuar në minutën e 70-të. Fitore para tifozëve të vet realizuan edhe Besa, Llapi e Vushtrria. Besa, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” e ka mposhtur Lirinë, me rezultat bindës, 3:0. Dy gola në këtë sfidë i realizoi Kastriot Rexha (81′-pen, 85′), derisa me një gol kontribuoi Fisnik Papuqi, që shënoi në minutën e 25-të. Llapi e ka shijuar fitoren e parë para tifozëve të vet në Merdar, përkatësisht të dytën në këtë edicion. Llapjanët arritën ta mposhtin Drenicën, me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 20-të, me golin e Taulant Dajakut. Mirëpo, në kohën shtesë të pjesës së parë Bunjamin Emini barazoi shifrat në 1:1. I njëjti futbollist e bëri edhe përmbysjen e plotë të rezultatit kur shënoi golin e dytë në minutën e 57-të, që ishte dhe goli i fitores për llapjanët. Pa ndonjë vështirësi të madhe fitores iu gëzua Vushtrria në duel me Dritën, 2:0. Bajram Zuqaku ishte më i merituari për këtë fitore të skuadrës vushtrriase duke shënuar dy herë (24′ e 47′).
Raiffeisen-Superliga: e diel : 20.09.2015 Ora 16.00
Besa – Liria…………………….3-0
Vushtrria – Drita………………2-0
Trepca 89 – Prishtina……….2-0
Llapi – Drenica………………..2-1
e hene : 21.09.2015 Ora 16.00
Hajvalia -Feronikeli ……………………SSK
Liga e 1-re : Java e 5-te
Ferizaj – Flamurtari……………………..1-0
Dukagjini – Behari……………………….2-1
Luftetari – Kosova (P)………………….3-1
Liga e 2-te : Grupi (A) Java e 2-te
e diel 20.09.2015 Ora 16.00
Leshani – Besa…………………….2-0
Dushkaja – Minatori……………….3-1
Opoja – L.Baranit………………….1-1
Rilindja e Kosoves Pushon
e hene 21.09.2015 Ora 16.00
Deçani – Iliria
Liga e 2 -te Grupi (B) :Java e 2-te Ora 16.00
e diel 20.09.2015 :Ora 16.00
Kaolini – Bashkimi (K)……………..1-2
18-Korriku – Ulpiana ………………..2-4
Kika -T.Çanga………………………..5-0
Rinia – Beslidhja……………………..3-2
Kastrioti dhe Vjosa (Pushojn)
e hene 21.09.2015 Ora 16.00
Lepenci – Galaksia
Ardhmenia -Bashkimi (GJ)
Super Liga Junioret : Java 4-te
e diel 21.09.2015
Drenica – Flamurtari………………….2-0
Llapi – Drita…………………………….1-2
Hajvalia -Liria ………………………….0-1
Feronikeli – Besa………………………3-2
e hene 21.09.2015
Istogu – Vushtrria
Liga e 1-re Junioret : Java e 1-re
e diel 20.09.2015
KEK-u – Gjakova………….6-0
e merkure 23.09.2015
Ballkani- Ereniku