trepca89-hajvalia1Trepça’89 ka vazhduar serinë pozitive në këtë edicion në Raiffeisen Superligë. Skuadra mitrovicase, të mërkurën, në stadiumin “Riza Lushta”, e ka mposhtur Hajvalinë, në kuadër të javës së 5-të, me rezultat 2:0. Kësisoj, Trepça’89 e ka marrë kryesimin e renditjes dhe tashmë është skuadra e vetme pa humbje, me katër fitore e një barazim. Në pjesën e parë dominuan mysafirët, por nuk arritën të gjejnë rrugën e golit, derisa në pjesën e dytë futbollistët e Trepçës’89 ishin dukshëm më të mirë dhe arritën të realizojnë dy herë nëpërmjet Samir Sahitit (60’) dhe Fiton Hajdarit (76’). Ndërkohë Prishtina i është kthyer fitoreve duke mundur Vushtrrinë, me rezultat 1-0, në kryeqytet. Golin e fitores për prishtinasit e shënoi Shend Kelmendi në minutën e 46-të. Fitoren me rezultatin më bindës këtë javë e ka realizuar Liria, që para tifozëve të vet e ka mposhtur Llapin, me rezultat 5:1. Golat për Lirinë i shënuan Florim Bërbatovci (15′), Blendi Memaj (28′, 64′), Fisnik Kadriu (40’ag) dhe Liridon Fetahaj (77′), derisa golat për Llapin i shënuan Getoar Dragusha (57′) dhe Ilir Blakqori (88′). Ndërkaq, Drenica dhe Istogu e kanë mbyllur sfidën e tyre, 1:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Agron Bruqit (53′), kurse një pikë Drenicën ia siguroi Kastriot Mehmeti me golin e shënuar në minutën e 77-të.
Raiffeisen-Superliga ; Java e 5-te: Ora 16.00
E marte 15 .09.2015
Gjilani – Feronikeli……………………….1-0
E merkure 16.09.2015 : ora 16.00
Trepça-89 – Hajvalia…………………….2-0
Liria – Llapi…………………………………5-2
Drenica – Istogu……………………………1-1
Prishtina – Vushtrria…………………..1-0
E enjte 17.09.2015 ora 16.00
Drita – Besa
Liga e 1-rë: Java e 4-t
E mërkurë 16.09.2015 ora 16.00
Vëllaznimi – Ramiz Sadiku…………………………..1-1
KEK-u – Ferizaj……………………………………0-3
Vitia – Luftëtari…………………………………….1-0
Ballkani – Fushë Kosova………………………..3-0
Kosova (P) – Trepça………………………………0-3
Flamurtari – Dukagjini………………………….2-0
Behari – Rahoveci………………………………….2-2
Vllaznia (P) – 2-Korriku…………………………1-0