3 dhjetor, 2019 – Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për rrethin e 1/8 së finales për Digitalb Kupën e Kosovës. Të pranishëm në short krahas anëtarëve të Komisionit të Garave ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe anëtari i KE-s, Bekim Rexhepi. Në short morën pjesë 16 skuadra nga tri kategori të ndryshme garuese, të cilat e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë të garave. Çifti më interesant i këtij rrethi do të jetë ajo ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës’89, derisa në ndeshjet e tjera favoritë vlerësohen skuadrat e elitës. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 7 e 8 dhjetor.

Çiftet e rrethit të 1/8 së finales

Feronikeli – Fc A&N
Drenica – Dardana
Vitia – Dukagjini
Trepça – Vushtrria
Gjilani – 2 Korriku
Arbëria – Prishtina
Ballkani – Trepça ‘89
Liria – Ferizaj