12 dhjetor, 2019 – Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në praninë e anëtarëve të Komisionit të Garave, administratorit të Ipko Superligës, përfaqësuesit të Digitalbit si dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje, derisa në gjysmëfinale do të luhet me sistemin vajtje-ardhje. Para tërheqjes së shortit kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, duke u dëshiruar skuadrave fat ka bërë të ditur se ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 8 e 9 shkurt, 2020, derisa stinori pranveror në Ipko Superligë do të nisë më 15 shkurt.

Çiftet çerekfinale:
Drenica – Gjilani
Dukagjini – Ballkani
Liria – Feronikeli
Prishtina – Vushtrria