14 mars, 2017 – Sot në selinë e FFK-së, në praninë e përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen këtë fundjavë, derisa skuadrat fituese do të kalojnë në rrethin e dytë të garave.
Çiftet e rrethit të parë
Kosova (P) – Dukagjini
Bazeli 2015 – Vizioni
Ulpiana – Hajvalia
Intelektualet – Llapi
Mitrovica – 13 Qershori