4 mars, 2017 – Sot në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë në praninë e kryetarit të Komisionit të futsallit, Rasim Gimolli dhe anëtarëve Skënder Sadiku e Agim Avdyli, është mbajtur seminari për vëzhgues të futsallit. Para pjesëmarrësve të këtij seminari ligjëroi kryetari i Komisionit të Garave në futsall, Hysni Gjinovci. Me këtë rast nga vëzhguesit u kërkua që të jenë sa më vigjilentë dhe të përpiktë në kryerjen e detyrave në mënyrë që garat në futsall të kenë një mbarëvajtje sa më të mirë.