delegacioniiuefa-femrat30 nëntor, 2016 – Sot delegacioni i UEFA-s në përbërje znj. Emily Shaw, menaxhere për zhvillimin e futbollit të femrave, znj.  Alexandra Doncila dhe Ema Sykes, zyrtare të larta në divizionin e marketingut, u pritën nga nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, anëtarja e KE-së dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, znj. Vjollcë Krasniqi si dhe përzgjedhësja e Përfaqësueses së Kosovës, znj. Afërditë Fazlija. Nënkryetari Ademi e përshëndeti delegacionin e UEFA-s dhe u dëshirojë qëndrim të këndshëm në Kosovë, ndërsa sekretari Salihu i njohu për organizmin e FFK-së dhe zhvillimin e futbollit të Kosovës në përgjithësi. Në vazhdim kryetarja  e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi, i njohu zyrtaret e UEFA-s, për organizimin e futbollit të femrave, duke theksuar se “tashmë në Kosovë ka një Ligë të femrave me 10 skuadra si dhe për intencat që nga viti tjetër të organizohet edhe Liga e grup-moshës U-16. Po ashtu  krahas garave kampionale femrat zhvillojnë edhe ndeshjet për Kupën e Kosovës. Ka edhe trajnerë dhe gjyqtare femra që na inkurajon shumë që të punohet edhe më shumë. Në këto momente nevojë e madhe veç mbështetjes financiare është organizimi i edukimit për trajnerë dhe gjyqtare”. Nga ana e saj përzgjedhësja e Përfaqësueses së Kosovës znj. Afërditë Fazlija, bëri të ditur për delegacionin nga UEFA për strukturën e ekipit Përfaqësues të Kosovës si dhe për talentet e shumta që ka Kosova, por që nevojitet një angazhim dhe përkrahje edhe më e madhe me këtë rast edhe nga UEFA. Krahas kësaj kemi nevojë për organizimin e seminareve që do të ndihmonte  në përgatitjen profesionale të trajnereve-femra. Në emër të delegacionit të UEFA-s fjalën e mori znj. Emily Shaw, menaxhere për zhvillimin e futbollit të femrave në kuadër të UEFA-s, e cila theksoi se UEFA është e gatshme ta mbështesë futbollin e femrave në Kosovë përmes projekteve dhe programeve të ndryshme, sikur që do t’u ndihmojmë edhe për hartimin e një strategjie zhvillimore për 4 vitet e ardhshme. Ndërkaq, znj.Doncila dhe Sykes, treguan se si do të duhej të organizohet dhe planifikohet marketingu brenda FFK-së, nga i cili do të përfitonte futbolli në përgjithësi dhe futbolli i femrave në veçanti.
delegacioniiuefa-femrat1