kosove-shqiperifemratPërfaqësuesja e Kosovës për femra në futboll e drejtuar nga Afërditë Fazlija,  zhvilloi sot sfidën e parë në historinë e saj dhe për rivale kishin vajzat e Kombëtares shqiptare të drejtuara nga Altin Rraklli. Takimi u zhvillua në Durrës dhe përfundoi në barazim 2 : 2.  Pjesa e pare ishte në shenjë të Kombëtares së Shqipërisë, që kishte në përbërje lojtare nga kampionati shqiptar. Goli i Megi Doçit bëri që ekipet të shkonin me rezultatin 1: 0 në pushim. Në pjesën e dytë vashat e Përfaqësueses së Kosovës shënuan dy herë përmes Bajramajt dhe Kaçiut, por Bajraktari nuk la që kjo ndeshje të mbyllej me humbje dhe barazoi. Loja ishte mjaft e mirë dhe cilësore.