Komisioni Disiplinor në përbërje Dukagjin Zefi – kryetar, Luan Salihu dhe Avni Shala anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.12.2019, bazuar në nenin 92, paragrafi 1, pika 1 (rregullorja disiplinore) mori:

 

Vendim

 

Arianit Ahmeti në procedurë të hapur disiplinore pas shkarkimit nga Komiteti Ekzekutiv për shkelje të statutit të FFK-së neni 12 pika I, shkelje të kodit të etikës neni 5 dhe 6: dënohet me masën disiplinore, përjashtim nga organizata e futbollit bazuar në nenin 63 paragrafi 1, pika 4.

 

Arsyetim

Komisioni disiplinor ka konstatuar se i lartpërmenduri ka shkelur nenin 106 të Rregullores Disiplinore, ku ka anuluar vendimin e Komisionit Disiplinor të datës 05.11.2019 , duke cenuar nenin 41, paragrafi 2, pika a të statutit të FFK-së. Po ashtu i njëjti ka shkelur rëndë nenin 13 të kodit të etikës, duke u deklaruar për media pa autorizim nga ana e udhëheqësve të futbollit. Po ashtu i njëjti ka shkelur nenin 5 dhe 6 të kodeksit ku parashihet se të gjithë anëtarët e organizatës së futbollit duhet të veprojnë në përputhshmëri të këtyre neneve.

 

Këshillë Juridike: Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë ) ditësh nga dita e sjelljes së këtij vendimi gjegjësisht publikimit të tij në faqen zyrtare të FFK-së.

 

Kryetari
Dukagjin Zefi