Komisioni disipolinor i shkallës së parë, në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë, 14.02.2020 , shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit të garave  pas përfundimit të ndeshjeve ( çerek-finalës )  nga ¼ e Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e senioirëve  të zhvilluara me date 08-09.02.2029 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këtë ;

 

V E N D I M

 

FRANC  VELIU; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës;  017582M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  29, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me kartron të kuq  ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor, pengim   i shënimit të golit ) në ndeshjën e çerek-finalës së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF DRENICA – KF GJILANI 2;1  e zhvilluar me datë 08.02.2020 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj  ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 39 paragrafi 3  të Rregullores  disipolinore ; denohet  me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

 

KËSHILLA   JURIDIKE

 

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit disiplinor  të shkallës së dytë komisionit për ankesa  në afatin kohor prej   8 ( tetë ) ditëve  nga data e sjelljës së këtij vendimi respektivisht publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

 

Prishtinë, datë, 14.02.2020                                                                               Kryetari,  Dukagjin  Zefi  d.v.