ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së parë , në mbledhjen e mbajtur me date 20.06.2014 shqyrtoi inicimet e filluara nga përgjegjësi i Federatës së Futbollit për mbikqyrjen e organizimit të ndeshjeve të Play-offit për grupmoshat e reja ( kadet, pionier dhe fatosa ) për gjyqtaret e futbollit të cilët refuzuan ftesën e organeve të FFK-së në referimin e ndeshjeve të përmendura, dhe për të njëjtit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ky aktivitet, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore neni 70 dhe 79 sjelli këtë ;
V E N D I M
Mbi pezullimin e gjyqtarëve të futbollit pa të drejtë referimi dhe zhvillimit të aktiviteteve tjera lidhur me lojën e futbollit të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar ( kompletimin e provave – lëndës në shqyrtim );
1. Ergin Janovalia – ……………………gjyqtar i kategorisë së pare
2. Bejtë Fejzullahu – ………………….gjyqtar i kategorisë së pare
3. Genc Nuza – …………………………gjyqtar i kategorisë së pare
4. Tefik Maloku – ……………………..gjyqtar i kategorisë së pare
5. Leutrim Mustafa …………………. gjyqtar i kategorisë së parë
6. Artan Latifi – …………………………gjyqtar i kategorisë së pare – asistent
7. Driton Preniqi -…………………… gjyqtar i kategorisë së pare – asistent
8. Bekim Rama ……………………….. gjyqtar i kategorisë së pare – asistent
9. Alban Shala ……………………….. gjyqtar i kategorisë së dytë
10. Valon Abazi ……………………….. gjyqtar i kategorisë së tretë
11. Valon Bajgora……………………. gjyqtar i kategorisë së tretë
12. Granit Hyseni ……………………. gjyqtar i kategorisë së tretë
Kërkohen deklaratat plotësuese nga gjyqtarët e pezulluar për komisionin disiplinor, afati date 23.06.2014 ora 12,00 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës – date 20.06.2014. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 20.06.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.