ffk-llogofinKomisioni për Ankesa në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Sitki Baftiu e Agim Bahtiri – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.11.2016 – ditë e enjte në ora 12,00, shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “Kika“ nga Hogoshti me numër të protokollit 39/2016 e datës 09.11.2016 e atakuar në vendimin e Komisionit Disiplinor, të datës 04.11.2016 në dënimin e klubit me 4 (katër) ndeshje zyrtare moszhvillim në fushën e vet në cilësi të nikoqirit dhe për të njëjtën duke iu referuar raporteve shtesë nga ana e zyrtarëve të ndeshjes si dhe incizimeve televizive të ofruara lidhur me rastin, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 110 paragrafi 1 pika a) sjelli këtë;
 
V E N D I M
 
VERTETON vendimin e organit disiplinor të shkallës së parë, datë 04.11.2016 dhe Klubit të Futbollit “Kika“ nga Hogosht i mbetet në fuqi vendimi me 4 (katër) ndeshje zyrtare mos zhvillim në fushën e vet në cilësi të nikoqirit – ndeshje sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

A r s y e t i m

Komisioni për Ankesa me rastin e vendosjes së lendës për bazë pati; raportin nga ndeshja e zhvilluar, raportet dhe deklaratat shtesë të zyrtarëve, inqizimet televizive , dhe për të njejtat duke iu referuar akteve normative vertetoi së organi disiplinor i shkallës së parë ka zbatuar drejtë dhe me përpikëri dispozitat juridike mbi kundërvajtjet disiplinore duke aplikuar nenin 50 paragrafin 1 pikën 4 të Rregullores Disiplinore.
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim të Komisionit për Ankesa – shkallës së dytë, ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Fuitbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmerisë) në afatin kohor prej 15 ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi date 10.11.2016, repsektivisht nga data e pranimit.
Prishtinë, datë 10.11.2016
Kryetari, AFRIM PREKAZI d.v.