Komisioni për ankesa – shkalla e dytë  në përbërje; Sitki Baftiu –  kryetar dhe Remzi Azemi e Dren Paca – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë  03.12.2019 , shqyrtojë ankesën  e parashtruar nga ana  e KFF “A&N“ nga Prizreni duke atakuar vendimin e Komisionit  të garave  për futbollin e femrave  të datës  20.11.2019, me të cilin vendim ndeshja kampionale ndërmjet KFF “ A&N “  dhe KFF “ Malisheva “  e luajtur me datë  05.11.2019 është regjistruar me rezultat zyrtar  3;0 në favor të  KFF “Malisheva“ nga Malisheva, me arsyetimin së në këtë ndeshje  KFF “ A&N “ ka aktivizuar një lojtare (Fleta Musaj 11) pa të drejtë loje, për shkak të 4 (katër) kartonëve të verdhë në ndeshjet paraprake. Këtë vendim e ka atakuar KFF “A&N“ nga Prizreni me arsyetimin së Komisioni  i Garave  për futbollin e femrave  nuk ka shqyrtuar në mënyrë të drejtë faktet duke aluduar në lëshimet e protokollit zyrtar të ndeshjes  ndërmjet   KFF “ Feronikeli “  – KFF “ A&N “ në të cilën  ndeshje  lojtarja  me numër 11  Fleta Musaj ndëshkohet me kartonin e  4 (katërt)  të  verdhë.

Komisioni për ankesa – shkalla e dytë duke shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe argumentet  merr;

 

V E N D I M

 

Refuzohet si e pa bazë ankesa e KFF “A&N“ nga Prizreni, dhe mbetet në fuqi  vendimi I Komisionit të Garave  për futbollin e femrave  date  20.11.2019, ku ndeshje  në mes të KFF “ A&N “  dhe KFF “ Malisheva “  regjistrohet me  rezultatin  zyrtar  3;0 në të mirë të KFF “ Malisheva “ nga Malisheva

 

A r s y e t i m

Komisioni  shkallës së dytë në rastin e shqyrtimit të ankesës së palës së ankimuar  për bazë pati provat e ofruara nga ana e shërbimit administrativ  të Federatës së Futbollit të Kosovës   – komisionit të garave  lidhur me evidencat e kartonëve, protokollet e ndeshjeve paraprake zyrtare, raportet e zyrtarëve  (delegatit dhe gjyqtarëve të ndeshjeve) dhe nga të njëjtat  konstatoi  së organi i shkallës së parë  – komisioni garave për futbollin e femrave me rastin e sjelljes së vendimit  për  regjistrimin e kësaj ndeshje  me rezultat zyrtar   ka zbatuar drejtë dhe me përpikëri  dispozitat juridike nga neni  91 pika 3 dhe neni 79 pika 1  të Rregullores  së garave.

 

UDHËZIMI  JURIDIK

Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës drejtuar  Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve  nga data e sjelljes së këtij  vendimi – respektivisht pranimit të tij.


Prishtinë,03.12.2019
Kryetari, Sitki  Baftiu  d.v.