ffk-llogofinKomisioni për ankesa i shkallës së dytë në përbërje; Afrim  Prekazi – kryetar dhe Sitki Baftiu e Agim Bahtiri – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me date 22.04.2016 ( ditë e premtë ora 15,00 ) shqyroi ankesen e klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia  e atakuar në vendimin e komisionit disiplinor të shkallës së pare datë  15.04.2016 , në dënimin e lojtarit Liridon Leci  dhe të klubit   pas ndeshjës së javës  së XXV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Drita e zhvilluar në Kizhnicë, dhe për të njejtën duke iu referuar raporteve plotësuese dhe provave shtesë të ofruara nga ana e pales së ankimuar, komisioni  i shkallës së  dytë bazuar në Rregulloren disiplinore neni 110  paragrafi 2 pika  c dhe a  sjelli këtë ;
 
V E N D I M
 
1.Lojtarit LIRIDON  LECI me numr të librezës  sportive  3984   i ndryshohet pjesërisht vendimi dates 15.04.2016 dhe dënimi i shqiptuar nga shkalla e parë i zbritet  nga  2  në  1 ( një ) ndeshje  zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës
2.Klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia i vertetohet vendimi  i shkallës së parë komisionit disiplinor datë04.2016  për dënimin me të holla në shumë prej  800  EURO ( tetëqind ) i bazuar në Rregulloren disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2.
 
A  r  s  y  e  t  i  m :
 
Me rast e sjelljes së këtij vendimi , komisioni për ankesa për bazë  pati provat  e ofruara nga ana e pales së ankimuar, deklaratat shtesë nga ana e zyrtarëve,CD nga inqizimi I plotë I ndeshjes së javës së XXV-të  , prej nga vertetohet së ekzistojnë element për ndryshim të pjesërishem të vendimit . Nga të njejtat , komisioni  për ankesa  pjesërisht ndryshon vendimin e komisionit disiplinor të dates  15.04.2016.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë  në ushtrimin e ankesës drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të ligjshmerisë ( Rregullores ), në afatin kohor prej 15 ditëv e  nga moment i kalimit të afatit të paraparë.
 
Prishtinë, datë 22.04.2016                                                             Kryetari  AFRIM  PREKAZI  d.v,.