ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e  Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më datë 04.11.2016 – ditë e premte ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit  të ndeshjeve  nga java e fundit të zhvilluara më datë  02-03.11.2016 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V  E  N  D  I  M  E
 
KF “ BASHKIMI “ nga Koretini, në procedurë të hapurë të hapur  disiplinore (pezullimii i fushës) nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes  (mos marrje e veprimeve  të duhura pas përfundimit të takimit  ku janë shkaktuar trazira dhe incidente serioze të rënda –  sulme në lojtarë të ekipit mysafir – rrahje masive dhe lëndime  serioze)  së Digitalb KUpes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar në Koretin (raportet e zyrtarëve dhe incizimet televizive dhe provat shtesë);
DENOHET
Me  6 (gjashtë)  ndeshje  mos zhvillim në fushën e vet në cilësi të nikoqirit (ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës) në bazë të Rregullores Disiplinore neni  50 paragrafi  1 pika  4
 
KF “ KIKA “ nga Hogoshti në procedurë të  hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar (pezullimi i fushës). Për  bashkëpjesëmarrje  dhe kontribues në nxitjen dhe krijimin e trazirave dhe situatave të krijuara (hedhje e fishekzjarrëve, flakadanëve në fushë nga tifozeria e klubit mysafir, dhe të njejtit pas përfundimit të ndeshjes ishin pjesëmarrës të incidentit të krijuar , ku pas mllefosjes  së krijuar lojtaret mysafir demoluan pjesë të zhveshtoreve) në ndeshjen e Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar në Koretin (raportet e zyrtarëve, deklaratat plotësuese, inqizimet dhe provat shtesë)
DENOHET
 Me 4 (katër) ndeshje   mos zhvillim në fushën e vet në cilësi të nikoqirit (ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës) në bazë të rregullores Disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika  4.
 
KF “ RAHOVECI “ nga Rahoveci, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave. Për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve të forta  në fushë në drejtim të gjyqtarëve  si dhe sulmi fizik – grushtimi i gjyqtarit kryesor nga ana e  3 (tre) lojtarëve nikoqir dhe  drejtori sportive  I klubit nikoqir,vijë deri të ndërprerja e takimit – minuta e 63 )  së javës së  XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec (raportet e zyrtarëve) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundiumtar të Komisionit). Kërkohen deklaratat dhe raporte shtesë nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci, date  07.11.2016 ( Rregyullorja disiplinore neni 31)
 
BAJRAM  KRENDALLI; lojtar  i klubit të Futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci me numër të librezës sportive  10440 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  6 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq  (sulm dhe grushtim i gjyqtarit kryesor) në ndeshjen  e ndërprerë të javës së  XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – FLAMURTARI  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në  Rahovec (raportet e zyrtarëve dhe raportet shtesë nga takimi i pa përfunduar – ndërprerë );
DENOHET
Me ndalesë lojë   për  2 (dy) vite  për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit  të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni  42 paragrafi 1 pika 1.
 
SINAN  SHALA ; lojtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci, me numër të librezës sportive  2556 dhe licencuar në Federatën  e Futbollit të Kosovës me numër  14 , në procedurë të inicuar  disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( bashkëpjesëmarrës  në sulmin fizik në gjyqtarin kryesor të takimit )  në ndeshjen e ndërprerë në  minutën e 63 ;  të javës së  XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  RAHOVECI – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve dhe provat shtesë nga ndeshja )
DENOHET
Me ndalesë loje për  4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore  neni 38 paragrafi  3
 
EGZON  SHTAVICA ; lojtar i klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci, me numër të librezës sportive  2263 /14 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 21, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( bashkëpjesëmarrës në sulmimin e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit ne Rahovecit ( raportet e zyrtarëve dhe  provat plotësuese – shtesë );
DENOHET
Me ndalesë loje për  4 (katër) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e  Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
BURIM  DULA ; drejtor  sportive i Klubit të  Futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci  (evidentuar si ndihmëstrajner ), në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave   për manifestim të sjelljeve josportive (grushtim i gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e ndërprerë të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve dhe provat shtesë)
DENOHET
Me ndalesë  të ushtrimit të funkcioneve  me kohëzgjatje për  1 (një)  vit në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  48 paragrafi 1 pika  2
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa  të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  date 04.11.2016 – respektivisht nga data e parnimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, date 04.11.2016                                                                                   Kryetari, Dukagjin Zefi  d.v.