ffk-llogofin26 gusht, 2016 – Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 26.08.2016 – ditë e premtë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e dates 23.08.2016 dhe për të njejtat duke iu referuar  raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , Konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto ;
 
V  E  N  D  I  M  E  :
 
1.KF “ GJILANI “ nga Gjilani  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor datë 23.08.2016, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së parë  të  VALA – SUPERLIGES  së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – TREPÇA  89 e zhvilluar me datë 21.08.2016 në stadiumin e qytetit në Gjilan , motivi ; hudhje e bombolles dhe shisheve  të plastikes  brenda fushës së lojës ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësuese të kërkuara nga ana e komisionit disiplinor )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 800  EURO (tetëqind )  në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pikaq 3 dhe neni 10 paragrafi  2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit  të shqiptuar  në të holla është  15  ditë  nga dita kur vendimi shpallet në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  datë 26.08.2016
 
2.KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të hapur nga  mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor  datë 23.08.2016, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së parë  të VALA  -SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – BESA e zhvilluar me datë 20.08.2016  në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas, motivi;  hudhje e gjasendeve në drejtim të zhveshtores së mysafirëve  dhe thyerje e xhamit të zhveshtorës (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat plotësuese të kërkuara nga ana e komisionit);
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 800 EURO (tetëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore  neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla  është 15 ditë , nga data kur vendimi shpallet në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 26.08.2016.
 
KËSHILLA  JURIDIKE ;
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar  komnisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 ( tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin  Zyrtar  të Federatës së Futbollit të Kosovës date 26.08.2016, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 26.08.2016                             Kryetari ; DUKAGJIN  ZEFI  d.v.