ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.11.2016 – ditë e premtë ora 12,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet  e filluara nga ana e Komisionit të Garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga javet e fundit, dhe për të njejtat duke  iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V  E  N  D  I  M  E 
 
ISMET  MUNISHI ;  kryetrajner në Klubin e Futbollit “ DRITA“ nga Gjilani, licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  151  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina e lojtarëve rezervë (  fyerje, sharje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor  Bajram Gashi ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të VALA SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA  89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes  dhe deklaratat shtesë );
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 250  euro ( dyqind e pesdhjetë)  në bazë të Rregullores  Disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi  2. Afati i pagimit të dënimit në holla është  15 ditë , nga data e sjelljes së këtij vendimi  datë 11.11.2016 – respektivisht nga  data e pranimit ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ KEK-u “ nga Kastrioti, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes  ( goditje e asistentit me guri në kokë dh endërprerja e ndeshjes minuta e 63 )  së javës së  XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – VLLAZNIA e zhvilluar në  stadiumin  “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat shtesë  të zyrtarëve );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT , në bazë të Rregullores Disiplinore  neni  49  paragrafi 1 pika  1.
LIRIDON  SELIMAJ ; lojtar  Klubit të Futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës me numër të  Librezës sportive 443/9 dhe licencuar në Federeatën e Futbollit të Kosovës me numër 6 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së –X-të të Ligës së  dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – grupi; A ; BEHARI – OPOJA e zhvilluar në Vitomiricë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë loje për  3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARDI  KALENDERI ; lojtar i Klubit të Futbollit “ OPOJA “ me numër të librezës sportive 11527 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  9, në procedurë të innicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (  kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së  -X-të  të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve grupi A ; BEHARI – OPOJA   e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje për  3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
VALMIR  KASTRATI ; lojtar i  Klubit të Futbollit “ ILIRIA “ nga Vragoci  i Pejës  me numër të librezës sportive  2213/14 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër 2 , në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq  (  ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së  dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; ONIX  BANJA – ILIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet e zyrtarëv e – ndeshje e ndërprerë )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
AGON  LLUGIQI ; lojtar i Klubit të Futbollit “ ARBERIA “ nga  Arberia me numër të librezës sportive ;  1938/13 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për  grushtim të gjyqtarit kryesor pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – grupi B; ARBERIA – DARDANIA e zhvilluar në Dobrajë të Lipjanit ( raportet e zyrtarëve dhe metariali shtesë );
DENOHET
me ndalesë loje në kohëzgjatje  për ; 2 ( dy ) vite për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës,  në bazë të Rregullores Disiplinore neni  44 paragrafi 1 pika  1
GRANIT  FETAHAJ ; lojtar i Klubit  të Futbollit  “ RILINDJA  E  KOSOVES “  nga Skivjani  i  Gjakovës me numër të librezës  1832/13 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për grushtim të gjyqtarit kryesor në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve  grupi; A ; R.KOSOVES – L.BARANIT e zhvilluar në Gjakovë ( raportet dhe materiali shtesë nga ana e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje  në kohëzgjatje për; 2 ( dy ) vite për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera në klub  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni  44 paragrafi 1 pika 1.
BRIKENT  HULAJ ; lojtar i Klubit  të Futbollit “  “ RILINDJA  E  KOSOVËS “ nga Skivjani Gjakovës, më numër të librezës sportive  2495/16 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 77, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e Komisionit të  Garave për tentim sulmimi në gjyqtarin kryesor  të ndeshjes së javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi; A ; R.KOSOVES – L.BARANIT  e zhvilluar në Gjakovë ( raportet dhe deklaratat shtesë të zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për;  6 ( gjashtë ) muaj për të gjitha ndeshjet dhe aktivitetet tjera  zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4.
DRILON  ALIJA ; lojtar i Klubit  të Futbollit “ LESHANI “ nga Leshani me numër të librezës sportive  2216/14 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  6, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave  ( goditje e gjyqtarit kryesor  ) në ndeshjen e javës së  XII-të të LIgës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; ONIX  BANJA – LESHANI e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raporte e zyrtarëve të ndeshjes së ndërprerë  minuta e 75 );
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 2 (dy) vitë për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  44 paragrafi 1 pika 1.
ARIF  KRASNIQI ;përfaqësues  zyrtar i Klubit të Futbollit “ LESHANI “ nga Leshani “ në procedurë të inicuar  disiplinore nga ana e  Komisionit të Garave , për tentim sulmi  në gjyqtarin kryesor  të ndeshjes së javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – grupi; A ; ONIX  BANJA – LESHANI   e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet e zyrtarëve  nga ndeshja e ndërprerë minuta e 75 );
DENOHET
Me ; 6 ( gjashtë ) muaj ndalese të kryesrjes së funkcioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5
RAMIZ  BYTYQI ;  kryetrajner në Klubin e Futbollit  “ ILIRIA  “ nga Vragoci licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  206, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për largim nga pankina (  ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së  – X-të të Ligës  së dytë të Kosovës në  futboll për kategorinë e seniorëve – grupi;A ONIX  BANJA – ILIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet dhe deklaratat shtesë të zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime të Komisioni Disiplinor të shkallës së pare, ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës date 11.11.2016 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 11.11.2016
Kryetari; DUKAGJIN  ZEFI  d.v.