ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.11.2016 , ditë e martë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit  datë; 05-06.11.2016 dhe për të njëjtat duke iu referuar  raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V  E  N  D  I  M  E
 
KF  “ RAHOVECI“ në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së  XII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve RAHOVECI – FLAMURTARI  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec (ndeshje e ndërprerë për shkak të hudhjes së gjësendeve të forta në fushë si dhe sulmimi i gjyqtarit gryesor – grushtim nga tre lojtaret e apostrofuar në raport si dhe drejtorit  sportive të klubit – raportet e zyrtarëve të ndeshjes  dhe materiali shtesë )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000  euro (njëmijë) në bazë bazë të Rregullores  Disiplinore neni 49 paragrafi  1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit  të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishem ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
 
 
ISMET  MUNISHI; kryetrajner i Klubit të Futbollit “ DRITA “ nga Gjilani me numër të licencës 151, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina (fyerje, sharje si dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor  Bajram Gashi) në ndeshjen e javës së XIII-të , të  VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA ’89 e zhvilluar me datë  06.11.2016 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i ;
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri  Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati datë  11.11.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej  8 (tetë ) ditëve nga data e sjelljes –  publikimit të këtij vendimi në faqen Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës  – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar  nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, datë  08.11.2016