ffk-llogofinKomisioni Disiplinor – shkalla e parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.11.2016 – ditë e mërkurë ora 14,00 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 13.11.2016 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe incizimeve televizive, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto

V E N D I M E :

KF “ BALLKANI “ nga Suhareka, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 13.11.2016 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve të takimit dhe incizimi televiziv nga ndeshja e ndërprerë; motivi – në minutën e 34 lojtari nikoqir me numër 6 pengon gjyqtarin kryesor në dhënjen e kartonit të dytë të verdhë – të kuq. Në shënjë të mospajtimit me këtë masë disiplinore lojtari i lartë përmendur i revoltuar sulmon fizikisht lojtarin kundërshtar Fidan Hasani si dhe lojtarët e tjerë mysafirë, me ç’rast krijohet një tollovi ku ishin të involvuar edhe lojtarë të tjerë si dhe një numër i spektatorëve të ekipit nikoqir. Në këtë rrëmujë pati goditje dhe grushtime nga të dyja palët ku si pasojë e gjithë kësaj gjyqtari ndërpret ndeshjen). Bazuar në provat dhe incizimet e ofruara;
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 si dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1).
 
ILIR MORINA ; lojtar i Klubit të Futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka me numër të librezes sportive 4306 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave , për sjellje josportive dhe manifestim të vullgaritetit kundër gjyqtarit kryesor me rastin e ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë – kuqin si dhe veprimi i tij vijues në drejtim të lojtarit kundërshtar – grushtimi i të njëjtit, njëherit i identifikuar si iniciator dhe shkaktar kryesor për ndërprerje të ndeshjes së javës së XIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 13.11.2016 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren (raportet e zyrtarëve dhe incizimit televiziv)
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për 1 ( një ) vit, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 45 paragrafi 1 pika 1 .
 
ALBION MUHADRI; lojtar i Klubit të Futbollit “BALLKANI“ nga Suhareka me numër të librezes sportive 23/Pz dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave – si pjesëmarrës në rrëmujen e krijuar në ndeshjen e ndërprerë të javës së XIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 13.11.2016 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren, në mungesë të provave (përdorimi CD nga ndeshja në Prizren – nuk ofron fakte – prova për pjesëmarrjen e lojtarit të përmendur në tollovin e krijuar e as nuk u vërejt ndonjë tentim sulmi në lojtarët kundërshtar) dhe nga të njejtat;
LIROHET
Nga procedura e hapur disiplinore dhe se i njëjti ka të drejtë loje për ndeshjet vijuese zyrtare të klubit të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
LEOTRIM BRAHIMAJ; lojtar i klubit të Futbollit “BALLKANI“ nga Suhareka me numër të librezes sportive 03183 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave si pjesëmarrës i identifikuar në tollovin e krijuar në ndeshjen e ndërprerë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 13.11.2016 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve dhe incizimi televiziv )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
FLAKRON HASANI ; lojtar i klubit të Futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina me numër të librezës sportive 2007 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 3, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave si pjesëmarrës i identifikuar në përleshjen e krijuar në ndeshjen e ndërprerë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI, e zhvilluar në Prizren me datë 13.11.2016 – stadiumin “Përparim Thaqi” (raportet e zyrtarëve dhe incizimi televiziv ku shihet lojtari mysafir duke vrapuar nga pankina për në fushë dhe godet lojtarët kundërshtar);
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të klubit të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.
 
FIDAN HASANI; lojtar i Klubit të Futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina me numër të librezes sportive 1/1152 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 99, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive ndaj lojtarit kundërshtar me numër 6 të ekipit nikoqir në ndeshjen e ndërprerë e javës së XIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 13.11.2016 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve dhe incizimi televiziv si provë vizuele në identifikuesit e tollovisë së krijuar për lojtarin e apostrofuar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
KORAB HASANI ; lojtar i Klubit të Futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina, licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, i identifikuar si pjesëmarrës në grushtime me lojtarët e ekipit nikoqir në ndeshjen e ndërprerë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve BALLKANI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 13.11.2016 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve dhe incizimi televiziv nga ndeshja në Prizren);
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për 6 ( gjashtë ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të zhvilluara nga ana e klubit dhe organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.
 
HYSNI DRAGAQINA; kryetrajner në Klubin e Futbollit “ULPIANA“ nga Lipjani me numër të licencës 204, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive – përdorim i fjalorit vulgar gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së XIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – ULPIANA, e zhvilluar me datë 13.11.2016 në stadiumin “Agron Rama“ në Kastriot (raportet e zyrtarëve) në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë Hysni Dragaqina , afati date 17.11.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 ).
 
KF “ DUKAGJINI “ nga Klina në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – 2 KORRIKU, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë me datë 13.11.2016 (raportet e zyrtarëve; hudhje e flakadanëve para pankinës mysafire minuta e 28 – ndërpreje e ndeshjes për 2 minuta përshkak të tymit të dendur) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të Futbollit “ Dukagjini “ nga Klina lidhur me rastin. Afati datë 17.11.2016 (Rregullorja Disiplinore neni 31).
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisinit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës – publikimin në faqen zyrtare të FFK-së – gjegjësisht pranimit të tij. Ankesa e suhtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
Prishtinë, datë 16.11.2016
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.