FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni Disiplinor – shkalla e parë
Prishtinë, datë 08.03.2017
 
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.03.2017 ( ditë e mërkurë, ora 14,00)shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e ; XIX-të e Vala Superligës dhe java e XVI-të e Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Regullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E :
 
EMIR  BAFTIU ;  lojtar i Klubit të Futbollit“ ULPIANA “nga Lipjani me numër të librezës sportive  11566 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (manifestim të sjelljeve josportive në bankinë) në ndeshjen e javës së ; XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit  me datë 04.03.2017  (sipas raporteve të zyrtarëve të takimit dhe deklaratave plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për ;2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disioplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
AVNI  BYTYQI ; përfaqësues zyrtari i Klubit të Futbollit“ BALLKANI “ nga Suhareka, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në prezentimin e të dhënave lidhur me paraqitjet e lojtarëve në protokollin zyrtar të ndeshjes R.SADIKU – BALLKANI (për lojtarin Qendrim Zuba me numër të librezës sportive ; 1510/Pz dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër20 – në mungesë të lejes speciale mjekësore dhe vulës në librezën sportive  – lojtar i shënuar në protokoll i cili nuk ka hyrë në lojë)

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE  E  FUNDIT (Rregullorja Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1)
 
 
KF “ BALLKANI “nga Suhareka, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në paraqitjen e lojtarëve në protokollin zyrtar të ndeshjes; RAMIZ  SADIKU – BALLKANI  e zhvilluar në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë (paraqitja e lojtarit në protokoll pa kontrollë të duhur mjekësore  – lojtae rezervë i shënuar në protokoll i cili nuk ka hyrë në lojë)

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore  VËREJTJE  E  FUNDIT (Rregullorja Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika1).
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 08.03.2017, respektivisht nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë, 08.03.2017
Kryetari,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.