FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni Disiplinor – shkalla e parë
Prishtinë, datë 10.03.2017
Komisioni Disiplinor  – shkalla e parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.03.2017  (ditë e premte ora 14,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve  pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XX-të dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këto ;
 
V  E  N  D  I  M  E
 
KF “ DRENICA “nga Skënderaj në procedurë të iniciuar Disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes (mospërmbushja e detyrimeve nga neni 18 i Propozicioneve të Garave  – nuk ka siguruar mbledhësit e topave në numër adekuat prej 12 vetash)  së javës së XX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – TREPÇA,  e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj me datë 08.03.2017  – raportet e zyrtarëve të ndeshjes (në mungesë të deklaratës së klubit të futbollit “Drenica“) i
HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës  (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtarët e klubit të futbollit “Drenica“ nga Skënderaj, afati datë  13.03.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31)
KF “ TREPÇA  89 “nga Mitrovica, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes  (hedhje e mjeteve piroteknike afër bankinës mysafire si dhe hedhje e 3 copë shisheve të plastikës në fushë dhe ofendime nga ana e publikut drejtuar mysafirëve) së javës së XX-të të Vala Superligës së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – PRISHTINA, e  zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë – raportet e vëzhguesit të ndeshjes ), në mungesë të deklaratës së klubit nikoqir
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të Komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtarët e klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica lidhur me rastin e iniciuar. Afati datë 13.03.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31)
GEZIM  RUSI: lojtar i klubit të Futbollit “GJILANI “nga Gjilani me numër të librezës sportive  1243/11 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (goditje e qëllimt e lojtarit mysafir me numër 18) në ndeshjen e javës së XX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – LIRIA e zhvilluar me datë 08.03.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
PEZULLOHET
Pa të drejtë aktivizimi (loje) për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “Gjilani“ nga Gjilani (të sillet raporti mjekësor )  si dhe gjyqtarëve të ndeshjes . Afati datë 13.03.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31).
 
BEKIM  BAKAJ ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për largim nga pankina (sjelljejosportive, fyreje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor si dhe lojtarit të përjashtuar –shkaktar kryesor i tensionimit të situatës) në ndeshjen e javës së XX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – LIRIA e zhvilluar me datë 08.03.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve);
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub si dhe detyrave tjera lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohen raportet plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “Liria“ nga Prizreni si dhe zyrtarët e ndeshjes (referët). Afati datë 13.03.2017. (Rregullorja Disiplinore neni 31)
Deklaratë plotësuese kërkohet edhe nga lojtari i dëmtuar i klubit të futbollit“ LIRIA “nga Prizreni BLENDI  MEMAJ  njëherit bashkërisht me deklaratë të bashkëngjisë dhe raportin mjekësor nga qendra spitalore ku i njëjti është duke u  shëruar. Afati datë  13.03.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
FISNIK  RAMADANI ; lojtar i klubit të futbollit “LIRIA“ nga Prizreni me numër të librezës sportive  1/3150 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  23, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (lojtar – rezervë –për largim nga bankina për sjellje josportive;  fyerje dhe sharje e lojtarit të përjashtuar kundërshtar Gëzim Rusi ) në ndeshjen e javës së  XX-të tëVala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  GJILANI – LIRIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan me datë 08.03.2017 (raportet e zyrtarëve)
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje (aktivizimi) për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor.
Kërkohen deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “LIria“ nga Prizreni, lojtari i përjashtuar dhe zyrtarët e ndeshjes. Afati datë 13.03.2027  (Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
RAMIZ  DERVISHI ;ndihmëstrajner në kubin e Futbollit“ Feronikeli “nga Drenasi me numër të librezës së licencimit  77, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për largim nga pankina ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas  me datë 08.03.2017 (raportet nga ndeshja e zhvilluar )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së ndihmëstrajnerit në udhëheqje të ekipit për ndeshjet vijuese zyrtare deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohen deklaratat plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes, trajneri i larguar si dhe zyrtari i klubit të futbollit “Feronikeli“ nga Drenasi. Afati datë 13.03.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës sëdytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve,  nga data e sjelljes së këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  10.03.2017 – respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar në këtë vendim nga ana e palës së animuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 10.03.2017                              Kryetari ,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.