FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni Disiplinor – shkalla e parë
Prishtinë, datë  17.03.2017
 
Komisioni Disiplinori shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 17.03.2017, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategoritë e seniorëve dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V  E  N  D  I  M  E
 
KF “LLAPI“ nga Podujeva, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin  e ndeshjes së çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI  – LIRIA,  e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë  me datë  15.03.2017  (raportet e zyrtarëve  (fyerje,  sharje në kor drejtuar tifozerisë mysafire, ku erdhi edhe deri të ndërprerja e ndeshjes për  2 minuta të lojës aktive), në mungesë të raportit të zyrtarëve të klubit nikoqiri.

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës (provave – vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi i futbollit – “LLAPI“ nga Podujeva – zyrtarit të klubit dhe personit për siguri lodhur me rastin e apostrofuar. Afati datë 20.03.2017  (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1)
 
ARBER  LIKA; lojtari i Klubit të Futbollit “LIRIA“ nga Prizreni me numër të librezës sportive  574/Pr dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  25, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit)  në ndeshjen e  çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  LAPI – LIRIA e zhvilluar  me datë 15.03.2017 në stadiumin “ZahirPajaziti“ në Podujevë  (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
 
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
KF “ BESA “nga Peja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime të pjesërishme në organizimin e  ndeshjes së çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 15.03.2017 në stadium “ShahinHaxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtareve;  zhagitje e lojës nga ana e mbledhësve të topave në rastin e kthimit të topave në fushë) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtarët e klubit të futbollit “Besa“ nga Peja lidhur me  rastin e lartëshënuar. Afati datë 20.03.2017  (Rregullorja Disiplinore neni 31 )
 
FITIM  KASAPI; lojtari klubit të futbollit “BESA“ nga Peja me numër të librezës sportive  5366 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (për manifestim të sjelljeve josportive; fyerje dhe sharje me banale drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes KreshnikVula ) në ndeshjen e çerek finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – PRISHTINA e zhvilluar me datë 15.03.2017 në stadiumin “ShahinHaxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);

DENOHET

Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
KËSHILLA  JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 17.03.2017. Ankesa e ushtruar nga ana e Palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
Prishtinë, datë 17.03.2017                                                 Kryetari , DUKAGJIN  ZEFI  d. v.