Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin  Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 22.03.2017 – ditë e mërkurë ora  13,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve  të javës së ; XXII-të të Vala Superliges  dhe javës së ; XVIII-  të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve , dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore  sjelli këto ;
 
V  E  N  D  I  M  E 
 
KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinore, për  lëshime në organizimin  e ndeshjes  ( sharje në kor drejtuar tifozerisë  mysafire ku pati ndërpreje të ndeshjes për disa minuta ) në ndeshjen e  DIGITALB  Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ; LLAPI – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raporte e zyrtarëve );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ;  1000  EURO ( njëmijë )  në bazë të Rregullores Disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 3 dhe  neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla  është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në Faqen Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës respektivisht  nga data e pranimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1. )
 
 
KF “ BESA “ nga Peja  në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për  lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes ( mos kryerje e dëtyrave nga ana e mbledhësve të topave )  së  DIGITALB  Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 1.
SHKELZEN  LUSHTAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj me numër të librezës sportive  8563 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  17, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
EDON  ZEQIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të librezës sportive  7588 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
SYNAJ  KEÇI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva,me numër të licencës  175 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për largim nga pankina  ( sjellje dhe veprime jo sportive , protestim ne vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Bajram  Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250  euro ( dyqind e pesëdhjet ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrfai 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës  datë 22.03.2017 , respektivisht nga data e pranimit. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1. )
 
 
TAHIR  BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të licencës  156 ,në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  ( sjellje dhe veprime te pamatura  duke shkelur kodin e etikës së mirësjelljes së trajnerit ) në ndeshjen e javës së  XXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Bajranm Aliu “ në Skënderaj  ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive )
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
 
ADONIS  ADEMI ; lojtar i klubit të futbollit “ KOSOVA “ nga Prishtina me numër të librezës sportive  5327 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq  ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA ( P ) – BALLKANI e zhvilluar në Bërnicë  ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
 
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
FLAKON  BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka me numër të librezës sportive  215/Pz dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA ( P ) – BALLKANI e zhvilluar në Bërnicë të Prishtinës  ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri )  ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
KF “ KOSOVA “ nga Vushtrria në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( hudhje e gjasendeve  në terren; shishe të plasticës, kanaqe dhe here pas here  edhe guralec të vëgjël, pati edhe fyerje  dhe sharje nga ana e tifozerisë nikoqire  drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës; minuta e  67 ) së javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA ( V ) – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve të FFK-së );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800  euro ( tetëqind ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi  1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës – respektivisht nga data e pranimit të vendimit ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
 
KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizim ( sharje , fyerje, hudhje të gjasendeve të forta në fushe duke filluar që nga minuta e 44 pastaj 63 dhe vazhduan  kohë pas kohe si dhe në përfundimin e ndeshjes  pati hudhje të objekteve të forta në drejtim të gjyqtarëve ) e ndeshjes  së javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të FFK-së )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 euro ( tëtëqind ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit  të shqiptuar është 15  ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në  faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës resp[ektivisht nga data e pranimit të tij.
 
 
JETON DUSHI ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjajova  me numër të librezës sportive  41.Gjk dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të  Garave për ndëshkim me karton të kuq ( sulm  fizik në  lojtarin kudërshtar, dhe goditje  e qëllimt me kokë ku i shkakton lëndime  të theksuara prej nga dërgohet në spital – emergjencë për  trajtim – ndërrim i detyruar i lojtarëve tek mysafirety ) në ndeshjen e javës së  XVIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të Federatës së Futbollit nga ndeshja e zhvilluar );
 
DENOHET
Me ndalesë  loje në kohëzgjatje për ; 7 ( shtatë ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  42 paragrafi 1 pika 1.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë  drejtuar komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohopr prej ; 8 ( tetë ) ditëve ) nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë 22.03.2017 , respektivisht nga data e pranimit të tij,. Ankesa e ushtruar nga ana e Palës së ankimuar  nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 22.03.2017
Kryetari,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.