Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 19.05.2017  ditë e premtë ora 12,00 , shqyrtoi procedurat e hapura  dispilinore  nga mbledhja  e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 17.05.2017 dhe për të njejtat duke iu referuar  raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E 
 
KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedurë të  hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për  lëshime në organizimin e ndeshjes  (fyerje dhe sharje  të dyanshme  të spektatorëve nikoqir dhe atyre mysafir ) së javës së  XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI – DUKAGJINI e zhvilluar me datë  14,05,2017 në stadiumin e qytetit në Gjakovë  ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET ;
Me të holla në shumë  prej ; 800  euro (tetëqind)  në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10  paragrafi 3 pika 2. Afat  i pagimit  të denimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës respektivisht nga data e pranimit të tij. (Rregullorja disiplinore neni 11 pragrafi 1).
 
KF “ DUKAGJINI “ nga Klina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit , për sjellje josportive të spektatorëve mysafirë të klubit të futbollit “ Dukagjini “ nga Klina  ( fyerje, sharje, ofendime, hudhje e gjasendeve në fushë dhe dëmtimi i rrethojës së fushës  në momentin e shënimit të golit të dytë) në ndeshjen e javës së ; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;   VËLLAZNIMI – DUKAGJINI e zhvilluar me datë  14.05.2017 në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve  dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 600  euro ( gjashtëqind) në bazë të Rregullore Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni  10 paragrafi 3 pika 2. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar  me të holla është 15 ditë , nga data e  publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës respektivisht nga data e pranimit të tij. (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1)
 
 
KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi  në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXXI-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – PRISHTINA e zhvilluar  me datë 14.05.2017 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në  Drenas (ku pas ndeshjes pati hudhje të gjasendëve  në fushë nga ana e spektatorëve në drejtim të lojtarëve dhe pankinës mysafire, me çrast edhe goditet lojtari Agon Xhaka i klubit të fgutbollit “ Prishtina “ nga Prishtina   – raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese  nga ndeshja e zhvilluar në Drenas)
DENOHET;
Me të holla  në shumë prej ; 900  euro (nëntëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni  10 paragrafi 3 pika 1. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të hollaështë 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në  faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës  respektivisht nga data e pranimit të tij  ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ DEQANI “  nga Deqani në procedure të inicuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për mbushje të protokollit zyrtar me stilolaps  në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DEQANI – RAMIZ SADIKU e zhvilluar me datë 17.05.2017 në stadiumin e qytetit në Deqan  ( raporet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) ;
 
DENOHET
Me të hollë  në shumë prej ; 100 euro ( njëqind )  në bazë të Propozicioneve të  Garave neni 18  paragrafi 1 pika  11 ( Protokolli obligativisht  shtypet me kompjuter ose makinë shkrimi. Mospërfillja  e këtij obligimi ndëshkohet me të holla ).
 
 
QERIM  GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ ONIX – BANJA “ nga Banja e Istogut me numër të librezës sportive  532/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  11, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq (  reagim në vendim të gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë Grupi; A , kategoria e seniorëve ; LESHANI – ONIX – BANJA e zhvilluar më datë  14.05.2017  në Brestovc të Pejës ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar  Qerim Gashi )
DENOHET
Me ndalesë loje  për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
KENAN  SELIMI ; lojtar i klubit të futbollit “ DINAMO “  nga Ferizaj me numër të librezës sportive  12060 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq  ( grushtim I lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së  XIII-të të Ligës s ëparë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve;  DINAMO – FUSHË KOSOVA  e zhvilluar  me datë 08.05.2017  në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 5 ( pesë )   ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
ENDRIT  TROSHUPA ; lojtar i klubit të futbollit  “ FUSHË  KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër  të librezës sportive  2014 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  16, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive, fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor  ) në ndeshjen e javës së ;  XIV-të të Ligës së  pare për kategorinë e juniorëve ;  F.KOSOVA – GJILANI  e zhvilluar me datë 13.05.2017 në  stadiumin “ Ekrem Grajqevci “ në Fushë Kosovës  ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri )  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar  Komisionit për Ankesa  të shkallës së dytë  në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare – Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 19.05.2017 – gjegjësisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
 
Prishtinë, datë  29.05.2017                             Kryetari ,  DUKAGJIN  ZEFI d.v.