Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërjë; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 24.05.2017 (ditë e mërkurë ora 12,00) shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 20-21.05.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E

BETIM  HAXHIMUSA; lojtar i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të librezës sportive  02347 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXXII-të të VALASUPERLIGES  së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  GJILANI – DRITA  e zhvilluar me datë 21.05.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan  ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësues e e lojtarit të përjashtuar nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë  loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
BERGIM  MALIQI; lojtar i klubit  të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të librezës sportive  310/Gjl  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  17, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq  ( kacafytje e dyanshme me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXXII-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA  e zhvilluar me datë 21.05.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve  dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar  nga  ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri)  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
AGRON  KORÇA;  personi për siguri  nga klubi i futbollit “GJILANI“ nga Gjilani në procedure të inicuar disipolinore nga ana e Komisionit të Garave , për largim nga  hapsira teknike e lojtarëve rezervë  ( fjalosje dhe kacafytje me zyrtarin e klubit  të futbollit “ DRITA “ nga Gjilani  Fisnik Kerçeli )  në ndeshjen e javës së ; XXXII-të të VALASUPERLIGES  së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 21.05.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e z Agron Korça );
DENOHET;
Me të holla në shumë  prej ; 300 euro (treqind ) në bazë të  Rregullores  Disiplinore neni 39 paragrafi  1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati  pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla  është 15 ditë , nga  dita e shjelljës së këtij vendimi, respektivisht nga data e pranimit të tij.( Rregullorja  disiplinore  neni 11 paragrafi 1 )
 
 
FISNIK  KERQELI; zyrtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga hapësira teknike – pankina e lojtarëve rezervë (fjalosje dhe kacafytje  me personin për siguri  të ndeshjes nga klubi nikoqir z Agron Korça) në ndeshjen e javës së ; XXXII-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 21.05.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan  (raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 250  euro (dyqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores  Disiplinore neni 39 paragrafi  1 pika  dhe nenit 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga sjellja e këtij vendimi, respektivisht nga data e pranimit të tij. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
 
 
KF “GJILANI“ nga Gjilani, në procedure të inicuar disiplinore  nga ana e Komisionit Disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXXII-të të VALASUPERLIGES së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan  (raportet e zyrtarëve; fyerje  në kor, hedhje e  gjësendeve – mjeteve piroteknike   si dhe lëshuarja e dronit pa leje në fushë)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000  euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores Displinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati  pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi , respektivisht nga data e pranimit të tij. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
 
KF “DRITA“ nga Gjilani në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për  hedhje të gjësendeve dhe mjeteve tjera piroteknike në fushë , gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së ; XXXII-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA  e zhvilluar në Gjilan  raportet e zyrtarëve të ndeshjes së zhvilluar )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800  euro ( tetëqind ) , në bazë të Rregullores Disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 pargrafi 3 pika 1. Afati  pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë  nga dita e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht nga data e pranimit të tij.
 
ARMEND  KADIRI ; zyrtar i klubit  të futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për refuzim  të nënshkrimit  të protokollit zyrtar  të ndeshjës së javës së ; XXIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ SADIKU – RAHOVECI  e zhvilluar në Prishtinë  ( është në kundërshtim më  Propozicionet dhe Rregulloren e Garave ); raportet e zyrtarëve  nga ndeshja e zhvilluar ;
DENOHET;
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për 3 ( tre ) muaj   për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  64 paragrafi 3 pika  2.
 
 
SINAN  SHALA ; lojtar i klubit  të futbollit  “ RAHOVECI “ nga Rahoveci, më numër të librezes sportive  25556 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  20, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAMIZ  SADIKU – RAHOVECI e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar  )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy )   ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë –Komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë) ditëve nga data e publikimit  të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës – Buletinin Zyrtar të FFK-së datë  24.05.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar  nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, datë 24.05.2017
Kryetari i Komisionit ,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.