logo ffk 250x250Komisioni Displinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.09.2013 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara  nga ana e Komisarëve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për  të njëjtat duke iu referuar raporteve te zyrtareve konform dispozitave te Rregullores disiplinore sjelli  këto;
V  E  N  D  I  M  E  
FESTIM  KRASNIQI ; lojtari klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës  1/1433 dhe  licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me  numër 11, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e kundërshtarit në start me bërryl) në ndeshjen  e javës së ; VII-të te Raifeisen Superligës së Kosovës në futboll për  kategorinë e seniorëve ; Hajvalia –  Hysi  0;3 e zhvilluar në Kizhnicë me datë 25.9.2013 ( raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me ndalesë lojë për  2 ( dy )  ndeshje  zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të  Rregullores  disiplinore neni 38 paragrafi 3.
VISAR  HASANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skenderaj me numër të librezës 1184/11 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovë me numër 8, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje ndaj gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; V-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Feronikeli – Drenica e zhvilluar në Skenderaj (në mungesë të deklaratës vetanake )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit  të Kosovës deri në vendimin  përfundimtar të komisionit , kërkohet deklarata  plotësuese  nga i pezulluari Visar  Hasani  datë 30.09.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
FESTIM  KRYEZIU ; lojtar i klubit të futbollit “ Kaolini “ nga Kamenica me numër të librezës  1345/11 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9,në procedure të  hapur nga mbledhja e kaluar  ( sulm  në gjyqtarin kryesor – ndërprerje e ndeshjes ) në mungesë të deklaratës vetanake  i vazhdohet
PEZULLIMI
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lendës ), kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluari Festim Kryeziu, afati date 30.09.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovicë për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së VII-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Prishtina  nga shkaku së nikoqiri nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme në sigurimin e ndeshjeve ku si rrjedhojë e këtij  lëshimi goditet kryetrajneri kryesor i ekipit mysafir Afrim Tovërlani nga shikuesit  nikoqir  në minute e 40 të pjesëlojës së parë, të cilët ishin  të vendosur prapa pankinës së klubit të futbollit “ Prishtina “ ( në mungesë të lëndës së pa kompletuar ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (  vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohen raportet shtesë nga ; klubi i futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica ( zyrtarit  për atë ndeshje ; z Bedri Sadiku )   gjyqtari kryesor ; Kreshnik Vula, asistentët ; Fatlum Berisha dhe Edmond Zeqiri, gjyqtari i katërt ; Albert Kastrati,   personi për siguri  në atë ndeshje z.Fidaim Haxhiu .  Klubi i futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica, obligohet  që të sigurojë raportin mjekësor lidhur me rastin e apostrofuar. Si dhe raportin nga shërbimi policor i Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Afati i sjelljes së raporteve për komisionin disiplinor është data 30.09.2013 ora 10 e paraditës. (Rregullorja disiplinore neni 31)
ALBAN  LLUMNICA; fizioterapeuti i klubit të futbollit “ Prishtina “ për keqpërdorim të dëtyrës zyrtare dhe vënia në lajthitje të personelit zyrtar dhe opinionit të gjërë  lidhur me inskenimin e rastit  në ndeshjen e javës së ; VII-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Prishtina i
HAPET PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave. Kërkohet deklaratë  plotësuese nga  Alban Llumnica , afati date 30.09.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
AFRIM  TOVERLANI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina për deklarime të pa matura dhe të pa argumentuara në mjetet e informimit publik ( të shkruara dhe elektronike ) lidhur me incidentin  nga ndeshja e javës së ; VII-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Prishtina  i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet nga kryetrajneri  i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina që deri më date 01.10.2013 të sjellë raportin zyrtar mjekësor mbi peshën e lëndimit. (Rregullorja disiplinore neni 31 )
ALI  AJETI ; drejtor i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia për sjellje jo korrekte ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të pjesës së pare nga ndeshja e javës së ; VII-të  të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll ; Hajvalia – Hysi  0;3  ( e zhvilluar në  Kizhnicë ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga  Ali Ajeti, afati date 30.09.2013  ( Rregullorja disiplinore  neni 31 ).
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; tetë ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë,
27.09.2013
Kryetari ;  Dukagjin  Zefi.  D.v.