Prishtinë, datë, 17.09.2019

FC “ PRISHTINA “ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së  IV-të ; FC “ Prishtina “ – FC “ Llapi 1932 e zhvilluar me datë 13.09.2019 në stadiumin  “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet e personave zyrtar;  hedhje e  mjeteve piroteknike  në fushë ) bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika  1 dhe nenin 10 paragrafi  3 pika 1 të Rregullores   disiplinore; dënohet; me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar  në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)

 

KF “ DRENICA “ nga Skenderaj , në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave , për sjellje të gabuara të një grupi të spektatorëve nikoqir  në ndeshjen e  javës së  IV-të ; KF “ Drenica “ SK “ Gjilani “  e zhvilluar me datë 14.09.2019 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj  ( raport; incizimi televiziv – vendosja e pankartës  me motive josportive ), bazuar në nenin  60 pika 1 paragrafi 1/3 dhe neni  10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores  disiplinore ; dënohet me të holla në shumë prej ; 1000  euro ( njëmijë euro ). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi publikohet  në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja  disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

 

TAHIR  LUSHTAKU ; kryetrajner në klubin e futbollit  “ DRENICA “ nga Skenderaj ,  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit  të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; IV-të ; KF “ Drenica “ – SC “ Gjilani “   e zhvilluar me datë 14.09.2019 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj  (  raporti gjyqtarit kryesor; sjellje të gabuara – reagime dhe ofendime drejtuar  gjyqtarit ), bazuar në  nenin 41 paragrafi 2 pika a/2 dhe neni  10 paragrafi 3 të Rregullores  disiplinore ;denohet me të holla në shumë prej ; 500  euro ( pesëqind euro ) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është  15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të  Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1).

 

FC “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime  në organizimin e ndeshjes  së javës së ; IV-të ; FC “ Drita “ – KF “ Feronikeli “   e zhvilluar me datë 15.09.2019 në stadiumin e qytetit   në Gjilan  ( raportet zyrtare; hudhje e  mjeteve piroteknike  në fushë  minuta e 71 ), bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika  1 dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 1   të Rregullores  disiplinore ; dënohet ; me të holla në shumë prej ; 1000  euro (njëmijë euro) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është ; 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

 

 

Komisioni disiplinor shqyrtoi  edhe kërkesat e lojtarëve dhe  trajnerëve të klubeve   lidhur me mospërmbushjen e obligimeve  nga ana e klubeve të futbollit  konform kontratave të lidhura  si;

 

 

  1. Kërkesa e lojtarit Përparim Osmani me numër të protokollit  474/1 e datës  08.2019 ( mospërmbushja e obligimeve konform kontratës numër  989/17  datë 15.06.2017 nga ana e klubit amë  FC “ Prishtina “  dhe  klubit në huazim FC “ Drita “ nga Gjilani  – kontrata e huazimit  numër 02/19 datë 09.01.2019 )

Obligohen; FC “ Prishtina “ dhe FC “ Drita “ që për komisionin  disiplinor të ofrojnë të dhëna  lidhur me rastin . Afati  date 24.09.2019

 

  1. Kërkesa e lojtarit ; Gentrit Begolli me numër të protokollit  453/1 datë  07.2019 ( mospërmbushja e obligimeve konform kontratës  numër  120/18 e datës 09.08.2018 nga ana e klubit   të futbollit “ Llapi 1932 “ nga Podujeva

Obligohet FC “ Llapi 1932 “ nga Podujeva që lidhur me rastin të ofrojë të dhëna   për komisionin disiplinor . Afati date 24.09.2019

 

  1. Kërkesa e lojtarit Donat Kaqiu  me numër të protokollit 456/1 e datës 24.07.2019 për mos kryerjen e obligimeve conform kontratës  të datës  07.2018 nga ana e klubit të futbollit  SC “ Gjilani “ nga Gjilani.

Obligohet SC “ Gjilani që lidhur me rastin të ofrojë të dhëna  lidhur me përmbushjen apo mospërmbushjen e obligimeve .

 

  1. Kërkesa e trajnerit Fisnik Gashi   e datës 30.08.2019  ( mos përmbushja e obligimeve  nga kontrata e lidhur me klubin e futbollit “ Besa “ nga Peja  date 18.09.2018.

Obligohet KF “ Besa “ nga Peja që për Komisionin disiplinor të ofrojë të dhëna lidhur me rastin. Afati date 24.09.2019

 

  1. Kërkesa e trajnerëve ; Gazmend Haliti dhe Besnik Kollari me numër të protokollit 475/1 datë 12.09.2019 ( mos kryerje e obligimeve nga ana e klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina nga kontrata për huan numër  50/17 – e Gazmend Halitit dhe  55/17  për Besnik Kollarin të lidhura me date  02.2017)

Obligohet  FC “ Prishtina “ nga Prishtina që për komisionin disiplinor të ofrojë të dhëna lidhur me rastin. Afati date 24.09.2019.

 

 

 

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur  në këto vendime  ka të drejtë ankese drejtuar  komisionit  disiplinor  të shkallës së dytë në afatin kohor prej  8 ditëve nga data e publikimit të  vendimeve  në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit  të Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, date 17.09.2019                                                                                           Kryetari, Dukagjin Zefi