Komisioni Disiplinor i shkallës  së  parë, në përbërje; Dukagjin Zefi- kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 19.02.2020 shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e  XVIII-të e Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  të zhvilluara me datë 15-16.02.2020  dhe për të njëjtat duke iu referuara raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E

 

FC “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të   të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC DRITA – SC GJILANI  2:0, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; hedhje e  shisheve  PVC në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes nga ana e  tifozerisë së klubit të tyre “Intelektualet “  minutat ; 12, dhe 17). Në mungesë të raporteve plotësuese bazuar në nenin  32 paragrafi 1;
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e  lëndës. Kërkohet raport plotësues nga KF “Drita“ nga Gjilani – personi për siguri nga ajo ndeshje si dhe delegati i FFK-së  lidhur me rastin. Afati datë  24.02.2020.

 

SC  “GJILANI“ nga Gjilani  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për  sjellje   të gabuara  nga ana e simpatizuesve  të klubit të tyre “Skifterat”  në ndeshjen e javës së XVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  FC DRITA – SC GJILANI  2:0 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; hedhje e shisheve PVC , tri kanaçeve dhe një shishe  e qelqit  në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes  nga ana e simpatizuesve  të klubit minutat; 46, 65 dhe 72  dhe 73, kur edhe goditet në shpinë  lojtari kundërshtar me numër 22 ). Në mungesë të deklaratave dhe raporteve plotësuese , bazuar në nenin 32 paragrafi 1;
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  delegate  FFK-së si dhe  raport shtesë nga zyrtari klubit  për atë ndeshje  lidhur me rastin. Afati datë 24.02.2020.

 

KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FERIZAJ – KF FERONIKELI   1:1  e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; persona të paautorizuar ; 4 / 5 veta qëndronin të porta e hyrjes në terrenin e lojës gjatë gjithë ndeshjes shfaqen reagime në vendimet e gjyqtarëve njëherësh edhe manifestuan  sjellje  josportive  duke i ofenduar të njëjtit me fjalë  fyese). Në mungesë të raportit  plotësues dhe deklaratave shtesë, bazuar në nenin 32 paragrafi 1;
I HAPET  PROCEDURA DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga personi për siguri nga ajo ndeshje si dhe delegati i   FFK-së lidhur me rastin. Afati datë 24.02.2020

 

NADIR  HAXHIMUSA; zyrtar i KF  FERIZAJ  nga Ferizaj  me numër të ID kartelës; 014580M66 në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për largim nga hapësira teknike  nga ana e gjyqtarit  në ndeshjen e javës së XVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF  FERIZAJ – KF FERONIKELI  1:1 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; konsumimi duhanit pranë bankinës zyrtare – hapësirën teknike , për çka edhe largohet jashtë fushe nga ana e gjyqtarit ). Në mungesë të deklaratave plotësuese  , bazuar në nenin 32 paragrafi 1;
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese  nga zyrtari në procedurë Nadir Haxhimusa  si dhe gjyqtari kryesor nga ajo ndeshje. Afati datë  24.02.2020.

 

ALBERT  KAQIKU; lojtar i KF TREPÇA 89  nga Mitrovica, licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  6, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara  në ndeshjen e javës së XVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FLAMURTARI –  KF TREPÇA 89, e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, (raportet zyrtare; pas ndëshkimit me kartonin të kuq pas dy të verdhëve , rrugës për në zhveshtore, brenda në hyrje godet derën e zhveshtores me këmbë prej nga thyhet xhami). Në mungesë të raporteve zyrtare, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores  në fuqi;
I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet  deklaratat plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes (nikoqirit dhe mysafirit) si dhe personit për siguri nga ajo ndeshje. Afati datë 24.02.2020.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, datë 19.02.2020
Kryetari, Dukagjin  Zefi  d.v