Komisioni  disiplinor  i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.03.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar  si dhe inicimet e  nisura disiplinore  nga ana e Komisionit  të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë; 01-02.03.2020 dhe për të njëjtat duke  iu referuar raporteve zyrtare  konform dispozitave të Rregullores  disiplinore nxjerri këto;

 

V E N D I M E

 

FC “ VUSHTRRIA “  nga Vushtrria në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC  VUSHTRRIA – FC  DRITA  e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet zyrtare; fyerje dhe sharje në kor nga ana e tifozerisë nikoqire   drejtuar  organeve të FFK-së, gjyqtarit kryesor ; minutat  39, 41, 42, 45 dhe 46, kurse në minutën e  31 pati hedhje  të gjësendeve  në drejtim të bankinës mysafire, hedhje të gjësendeve pati edhe  në minutën e 57 nga tribuna lindore). Bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika  3  nenin  53 paragrafi 1 pika  1 dhe neni  10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores  disiplinore;

DENOHET  me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë) .Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

 

HABIB  LECI; drejtor sportiv në klubin e futbollit “DARDANA“ nga  Kamenica, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për  manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara  në ndeshjen e javës së; XVIII-të  Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF  2 KORRIKU – KF  DARDANA  e zhvilluar në stadiumin e  2 Korrikut në Arbëri të Prishtinës  (raportet zyrtare; ofendime, sharje  dhe fyerje  drejtuar gjyqtarit kryesor  dhe asistentit të dytë pas përfundimit të ndeshjes). Bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika  3 dhe nenin 10 paragrafi 2  të Rregullores  disiplinore;

DENOHET;  me të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar  në të holla është 15  ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

 

DONIKA  SYLA; lojtare e  KFF “MALISHEVA“ nga Malisheva, me numër të ID kartelës  004274F95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  të fanellës sportive  22, në procedurë të iniciuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq  (ndërhyrje e palejuar në lojtaren kundërshtare) në ndeshjen: KFF  KOSOVA  – KFF  MALISHEVA  e zhvilluar në Prishtinë . Bazuar në nenin  44 paragrafi 1 pika 1  të Rregullores  disiplinore;

DENOHET;  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit   të Kosovës .

 

ARSIM  ISLAMI;  përfaqësues zyrtar i klubit të  futbollit “TREPÇA 89“ nga Mitrovica  me numër të  ID kartelës ; 009898M75, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit  të Garave, për  manifestim të sjelljeve josportive  pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XX-të Ipko Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FERONIKELI – KF TREPÇA ’89, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet nga ndeshja e zhvilluar) në mungesë të deklaratës dhe raporteve shtesë, bazuar në nenin 32 paragrafi 1;

PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e lëndës). Kërkohen raporte plotësuese nga;  zyrtari i pezulluar Arsim Islami, asistenti Granit Hyseni dhe  delegati i ndeshjes  Ali Ajeti lidhur me rastin.  Afati datë 05.03.2020.

 

SHPETIM  IDRIZI; kryetrajner i klubit të futbollit “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 000934M81 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive  pas përfundimit të ndeshjes së  javës së; XX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF FERONIKELI – KF TREPÇA ’89, e zhvilluar në stadiumin  ‘Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet zyrtare;  sharje dhe fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes). Në mungesë të deklaratës  plotësuese dhe raporteve shtesë, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;

PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit – udhëheqjen e ekipit deri në vendimin përfundimtar të komisionit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen deklarata plotësuese nga; trajneri në pezullim, Shpetim Idrizi,  gjyqtari kryesor  Besfort Kosumi  dhe delegati i ndeshjes  Ali Ajeti lidhur me rastin. Afati datë; 05.03.2020.

 

LASSINE  TRAORE; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica  me numër të ID kartelës; 014579M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 16, në procedurë të  iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XX-të të Ipko Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve;  KF  FERONIKELI – KF  TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Në mungesë të deklaratave dhe raporteve plotësuese, bazuar në nenin 32 paragrafi 1  të Rregullores disiplinore;

PEZULLOHET  pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës- vendimin përfundimtar të komisionit për të gjitha ndeshjet zyrtare  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen deklarata plotësuese  nga lojtari i pezulluar; Lassine Traore, gjyqtari kryesor  Besfor Kosumi dhe delegati i ndeshjes Ali Ajeti lidhur me rastin. Afati datë 05.03.2020.

 

FC “ PRISHTINA “  nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave  për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – FC BALLKANI,  e  zhvilluar në stadium “Fadil Vokrri“  në Prishtinë (raportet zyrtare;  hedhje e gjësendeve dhe ndezje e flakadanëve  të cilat u hodhën në fushë dhe shtegun e atletikës; nga ana e tifozerisë së klubit nikoqir; minutat 8, 9, 11, 40 dhe 70. Për shkak të tymit të dendur në minutën e 8 ndeshja ndërpritet për të vazhduar pas një minute, raste tjera ishte edhe shfaqja e një transparenti në rrethojat e fushës me përmbajtje jo sportive). Në mungesë të raporteve  plotësuese, bazuar në nenin   32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ;

I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës . Kërkohen raporte plotësuese nga klubi i futbollit “Prishtina“ nga Prishtina – zyrtari për siguri nga ajo ndeshje  si dhe nga delegati ndeshjes Met Çeku dhe  gjyqtari kryesor  Selim Isuf lidhur me rastin. Afati datë 05.03.2020.

 

FC “BALLKANI“ nga Theranda në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve të gabuara  nga ana e tifozerisë së klubit  të tyre; “Xhebrailat“  gjatë ndeshjes së  javës së ; XX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – FC BALLKANI e zhvilluar në stadiumin  “Fadil Vokrri“  në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja; ndezje dhe hedhje e mjeteve piroteknike në tribuna, në shtegun e atletikës dhe  tepihun me bari artificial prapa portave me ç`rast  pati dëmtime  të shtegut dhe barit artificial), bazuar në nenin 32  paragrafi 1 të Rregullores disiplinore

I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – . Kërkohen raporte dhe deklarata plotësuese nga  zyrtari i KF Ballkani nga ajo ndeshje si dhe delegati Met Çeku dhe gjyqtari kryesor Selim Isufi lidhur me rastin . Afati datë 05.03.2020.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes  së këtij vendimi – respektivisht publikimit të tij në  faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë,
03.03.2020                                                                                                                      Kryetari i komisionit, Dukagjin  Zefi  d.v.