Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 06.03.2020, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë; 04-05.03.2020 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto ;

V E N D I M E

ARSIM ISLAMI; zyrtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 009898M75 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për manifestim të sjelljeve të gabuara ( sjelljeve josportive ndaj asisatentit të dytë ) në ndeshjen e javës së ; XX-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF FERONIKELI – KF TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese e asistentit ), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET më të holla në shumë prej 200 euro (dyqind). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

SHPETIM IDRIZI; kryetrajner i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 000934M81 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; XX-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF FERONIKELI – KF TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas (raportet zyrtare ; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve të ndeshjës ), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 ; DENOHET me 2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në udhëheqjen e ekipit për deshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

LASSINE TRAORE; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica,me numër të ID kartelës; 014579M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 16, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq (start i palejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së ; XX-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF FERONIKELI – KF TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas (raportet zyrtare ), bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

FC “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XX-, të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC PREISHTINA – FC BALLKANI e zhvilluar në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; hudhje e gjasendëve dhe ndezje e flakadanëve të cilat u hodhen në shtegun e atletikës dhe fushë si dhe shfaqja e një transparenti në rrethojat e fushës me përmbajtje antisportive ), bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë) . Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ) .

FC “ BALLKANI “ nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për manifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e tifozerisë së klubiut të tyre “ Xhebrailëve “ gjatë zhvillimit të ndeshjës së javës së ; XX-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC PRISHTINA – FC BALLKANI e zhvilluar në stadiumin “ Fadil Vokrri në Prishtinë ( raportet zyrtare ; ndezje dhe hudjhje e mjeteve piroteknike në fushë dhe shtegun e atletikës prej nga evidentohen dëmtime të fushës dhe shtegut të atletikës; fotografit e ofruara si prove nga ana e delegatit të ndeshës ), bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej 1000 euro ( njëmijë ) . Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ) .

KF “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mosrespektim të vendimit të komisionit disiplinor nga mbledhja e kaluar datë 03.03.2020 ( emërimin e përsonit në procedurë të pezullimit për zyrtar të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XXI-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF TREPÇA 89 – FC LLAPI 1932 e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raporti ndeshjës ) në mungesë të deklaratave plotësuese , bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, KF Trepça 89 nga Mitrovica ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raporte potësuese nga KF “ Trepça 89 përsoni per siguri, gjyqtari kryesor dhe delegati ndeshjës lidhur me rastin. Afati datë 09.03.2020.

FC BALLKANI “ nga Suhareka në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXI-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC BALLKANI – FC DRITA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ( raportet zyrtare; ndezje e mjeteve piroteknike dhe hudhja e të njejtave në fushë minutat; 5,35,53,55,60, kurse në minute e 60 gjyqtari kryesor ndalë lojën përshkak të ofendimeve në kor nga ana e tifozerisë nikoqire drejtuar lojtarit mysafir me numër 13 ; Liridon Lecit ). Në mungesë të raporteve plotësuese bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinor FC Ballkani “ nga Suhareka ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raporte dhe deklarata plotësuese nga FC Ballkani – përsoni klubit për siguri nga ajo ndeshje si dhe delegatit dhe gjyqtarit kryesor lidhur me rastin. Afati date 09.03.2020.

ANDI THAQI ; lojtar i klubit të futbollit “ ARBERIA “ nga Dobraja me numër të ID kartelës; 001057M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje si lojtarë fundor në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XIX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC BESA – KF ARBERIA e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë, bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

FATOS ADEMI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ VITIA “ nga Vitia me numër të ID kartelës; 019785M82 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje josportive në ndeshjën e javës së ; XIX-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF KEK-u – FC VITIA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq ( raportet zyrtare nga ndeshja; pas përfundimit të takimit ndihmëstrajneri Fatos Ademi hyri në fushë e shtyri me dy duart pastaj e ofendoi rëndë asistentin e dytë Florim Jakupi ) . Në mungesë të raporteve dhe deklaratave plotësuese, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; ndihmëstrajneri Fatos Ademi ; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe të gjitha detyrave tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohen deklarata plotësuese nga; trajneri në pezullim ; Fatos Ademi, zyrtari klubit të Arberisë për atë ndeshje si dhe asistentit të dytë Florim Jakupi lidhur me rastin. Afati datë 09.03.2020.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejutë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, 06.03.2020
Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.