ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së parë në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.06.2014 ( ditë e premtë – ora 16,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
 
V E N D I M E :
1. ALBERT KASTRATI ; gjyqtar futbolli nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ( sjellje të pahijshme, kërcnime dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për Raiffeisen superligën e Kosovës në futboll ; Feronikeli – Gjilani e zhvilluar në Prishtinë me datë 03.06.2014 ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat shtesë )
DENOHET
Me ndalesë të referimit si dhe funkcioneve tjera zyrtare në klub në kohëzgjatje prej ; 4 ( katër ) muajve në raport me FFK-në për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1 .
2. BESIM HAXHIU ; anëtar i kryesisë së klubit të futbollit : Trepça “ nga Mitrovicë , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( ( ofendime, sharje, kërcnime drejtuar organeve të FFK-së ) në cilësi të përsonit zyrtar të klubit për ndeshjen përcaktuese – barazhit për Raiffeisen superligë ; Trepça – Llapi e zhvilluar më datë 04.06.2014 në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes funkcioneve në klub në kohëzgjatje prej ; 6 ( gjashtë ) muajve për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
3. KF “ TREPÇA “ nga Mitrovicë, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportrive të tifozerisë së saj “ TORCIDA” ( thyerjet e xhamave të lokaleve në hyrje të stadiumit, demolimet e dyerëve , dëmë të cilat kapin shumën prej 2000 euro, si dhe ofendimet dhe sharjet në kor, para gjatë dhe pas takimi ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për Raiffeisen superligë ; Trepça – Llapi e zhvilluar më datë 04.06.2014 në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve si dhe deklaratat plotësuese nga ky takim )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1500 euro ( njëmijë e pesëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1, neni 30 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 1.
Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë , nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm. ( Rregullorja disiplinore neni 11 )
 
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tëtë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht nga data e pranimit të tij, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, 13.06.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.