ffk-llogofinKomisioni  disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e rregullt, të mbajtur me datë 02.10.2015 (ditë e premte ora 14,00) shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisarit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve  të zhvilluar me datë 29-30.09.2015 dhe për të njëjtat, duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto :
 
V E N D I M E
 
KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për lëshime në organizimin  e ndeshjes  së javës së  VIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  VUSHTRRIA  –  DRENICA  e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri (  sjellje e pahijshme e spektatorëve dhe hudhje e gjasendëve në terren dhe drejtim të mysafirëve – ku si rrjedhojë  erdhi deri të vendimi i gjyqtarit për zbrazje të  e tribunes lindore ku ishin të vendosur të padisiplinuarit – raportet e zyrtarëve të takimit – vëzhguesit ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave  ( lendës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata shtesë nga përsoni për siguri i asaj ndeshje, fati date 05.10.2015  ( rregullorja disiplinore neni 31 )
 
 
KF  “  PRISHTINA “ nga Prishtina  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; VIII-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ; PRISHTINA  –  DRITA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( , sjellje  josportive e  spektatorëve të klubit nikoqir – fyerje drejtuar  zyrtarëve të ndeshjes dhe organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjuajtje e gjasendeve në fushë në drejtim të asistentit  të dytë  Jakup Musolli ( raportet e zyrtarëve, vëzhguesit , supervezhguesit dhe inqizimet televizive  nga kjo ndeshje )i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave ) Kërkohet deklarata plotësuese nga përsoni për siguri për atë ndeshje , afati date 05.10.2015  (  rregullorja disiplinore neni 31 )
 
 
RAMIZ  KRASNIQI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina me numër të licencës  125, në procedure të inicuar  disiplinore nga ana e komesarit të garave , për manifestim të  reagimeve  në vendimet e gjyqtarit – i identifikuar si nxitës i sulmit ndaj asistentit të pare  Visar kelmendi, pas anulimit të golit  në ndeshjen e javës së ; VIII-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Drita  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë  ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 250  EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi në  Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosoves  ( Rregullorja  disiplinore neni 11 pragrafi 1 )
 
 
KF “ DRITA “ nga Gjilani , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për sjellje  të pahijshme të një grupi  të tifozerisë   ( gjuajtje dhe fyerje  drejtuar gjyqtarëve  ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Drita e zhvilluar në stadiumin e qytetit në  Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe inqizimet televizive )i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( lëndës ) kërkohen raporte plotësuese dhe daklarat  nga zyrtari i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani  për atë ndeshje. Afati date 05.10.2015 ( rregullorja disiplinore neni 31 )
 
 
AVNI  BYTYQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Ballkani “ nga Theranda me numër të librezës sportive  6538 dhe i licencuar në federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje brutale  në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; VII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Ballkani e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
KF “ LLAPI “ nga Podujeva  në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinore  për demtime të  baterive të tushave  në zhveshtore, pas përfundimit të ndeshjes së javës së  VII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll ; Gjilani –  Llapi e zhvilluar në Gjilan ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ky takim )
DENOHET
Me shqiptimin  e masës disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika 1.
 
 
KF “ TREPÇA  “ nga Mitrovica në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave  për sjellje josportive të  shikuesve nga Mitrovica  ( thyerje e rrethojave ) në ndeshjen e javës së  VI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vëllaznimi – Trepça e zhvilluar në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave . kërkohet raport – deklaratë plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica për atë ndeshje lidhur me deklarimin e rastit. Afati date 05.10.2015  ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar  komisionit për ankesa të shkallës së dytë  në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 02.10.2015, respektivisht  nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 02.10.2015                                                       Kryetari  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.