ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Gashi, anëtarë, në mbledhjen e vet të mbajtur më datë 29.03.2016 (ditë e martë ora 14,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e nisura disiplinore nga ana e Komisarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit, zhvilluar më datë 19-20.03.2016 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtareve si dhe deklaratave plotësuese të padisiplinuarve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto:
 
V E N D I M E
 
AGRON BEQIRI; lojtar i klubit të futbollit “2 Korriku “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 03789 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, në procedurë të iniciuar nga ana e Komisarit të garave për manifestim të sjelljeve josportive pas ndëshkimit me kartonin e kuq pas dy të verdhëve (fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës se XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e sendorëve 2 KORRIKU – VLLAZNIA, e zhvilluar në lagjen Arbëri të Prishtinës, në mungesë të deklaratës vetanake
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar (kompletimin e provave) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari AGRON BEQIRI, afati deri më 31.03.2016 (Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
RUSHIT BALLOVCI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar nga ana e Komisarit të garave për manifestim të sjelljeve jo të mira (fyerje e gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – VLLAZNIA e zhvilluar në Prishtinë, në mungesë të deklaratës plotësuese
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave zyrtare në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar (kompletimin e lëndës – provave ). Kërkohet deklarata plotësuese e të pezulluarit Rushit Ballovci, deri më 31.03.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
GEZIM CANERI; lojtar i klubit të futbollit “RAHOVECI“ nga Rahoveci me numër të librezës sportive 1319/Pz dhe licencuar në Federatën e Futbollit e Kosovës me numër 19, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave për ndëshkim me karton të kuq (goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve RAHOVECI – BEHARI , e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
SEVERIN ELEZAJ ; kryetrajner në klubin e futbollit “DUKAGJINI“ nga Klina licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 0734, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisarit të garave, për largim nga pankina ( protestim në vendimet e gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin e qytetit “ 18 Qershori “ në Klinë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit të larguar nga pankina);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 
KESHILLA JURIDIKE :
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë 29.03.2016, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 29.03.2016                                                                                                                  Kryetari; DUKAGJIN ZEFI d.v.